Categories Lajme

Operacioni/ Morën peng një 39-vjeçar nga Mitrovica, e dhunuan për 2 javë dhe i kërkuan 70.000 euro për lirimin, arrestohen tre persona, banues në Vlorë

Policia ka arrestuar tre persona që morën peng një 39-vjeçar nga Mitrovica, të cilit i kanë kërkuar një shumë prej 70 mijë eurosh për lirimin e tij.

Në pranga kanë rënë J.Zogaj, 25 vjeç, O.Çorapaj, 18 vjeç dhe V.Agaj, 35 vjeç, të tre banues në Vlorë, të akuzuar për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Nga hetimet ka rezultuar se tre të rinjtë rrëmbyen 39-vjeçarin më 28 nëntor dhe e mbajtën peng në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”.

Ata raportohet se e kanë dhunuar fizikisht duke i kërkuar shumën prej 70.000 eurosh për lirimin e tij.

Gjatë operacionit policor u bë e mundur lirimi i 39-vjeçarit të mbajtur peng, i cili ka marrë dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në posedim të J.Zogaj, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

Njoftimi:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hostage”.

Mbajtën peng dhe dhunuan një shtetas nga Kosova, me qëllim përfitimin e 70 000 eurove, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, pas marrjes së informacionit nga familjarët se një pjesëtar i familjes së tyre mbahej peng në një apartament në qytetin e Vlorës, organizuan menjëherë punën për lokalizimin e banesës, kapjen e autorëve dhe lirimin e shtetasit të mbajtur peng.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostage”, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:

• J. Z., 25 vjeç, O. Ç., 18 vjeç dhe V. A., 35 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, kishin rrëmbyer dhe mbajtur peng që prej datës 28.11.2025 shtetasin F. Xh., 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, duke e dhunuar fizikisht dhe duke i kërkuar shumën prej 70 000 eurosh për lirimin e tij.

Gjatë operacionit policor u bë e mundur lirimi i menjëhershëm i shtetasit të mbajtur peng, i cili ka marrë dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në posedim të shtetasit J. Z., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim,
“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Brigjet e lumit Kir mbushen me mbetje, qytetarët e papërgjegjshëm e kthejnë në një landfill

Si pasojë edhe e reshjeve te dendura të shiut një pjesë e bregdetit të vendit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të mbizotërohet nga dielli, ulen temperaturat

Ditën e sotme (12 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt, kush është Alket Xhixha

Alket alias Fredi Xhixha është një prej personave të arrestuar nga operacioni i zhvilluar mëngjesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

Me 85 vota pro, dhe tre kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK, reagon Ambasada e SHBA

Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për…

LEXO ME SHUME