Categories Lajme

Operacioni/ Shkatërrohet grupi që shiste lëndë narkotike në Durrës! 6 të arrestuar

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në doza në qytetin e Durrësit.

Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Cleaning 2” janë shtetasit: Fabion Masha, Ahmet Isufi, Lulzim Rubjeka, Alin Gjuzi, Sentiljano Selami dhe Fation Xhezairi.

Këta  shtetas në bashkëpunim ose individualisht ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe të vjedhjes.

2 nga këta shtetas ishin në kërkim për këto veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes.

Vihen në pranga 6 shtetas të cilët në bashkëpunim ose individualisht ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe të vjedhjes. 2 nga këta shtetas ishin në kërkim për këto veprimtari kriminale.

Në momentin e kapjes në flagrancë, 3 prej këtyre shtetasve iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi.

Procedohet penalisht pronari i një dyqani që iu kishte blerë këtyre shtetasve, shezlongët që kishin vjedhur, dhe shpallet në kërkim një 17-vjeçar, bashkëpunëtor për vjedhjen e shezlongëve, në një lokal.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, 1 pershore elektronike, 6 celularë dhe 94 shezglonë të vjedhur.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cleaning 2”. Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

F. M., 27 vjeç, banues në Shijak, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

A. I., 34 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

-L. R., 46 vjeç, banues në Shijak, A. Gj., 38 vjeç, banues në Durrës, S. S., 21 vjeç, banues në Manzë dhe F. Xh., 40 vjeç, banues në Durrës;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 36 vjeç, banues në Kavajë, dhe u shpall në kërkim një shtetas 17 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit F. M. dhe A. I., në bashkëpunim me shtetasit L. R., A. Gj. dhe 17-vjeçarin, në datat 15 dhe 18 shkurt, kanë vjedhur çadra plazhi dhe shezlongë në një lokal në Sektor Rinia, dhe më pas i kanë shitur në dyqanin e shtetasit E. Sh., në Kavajë.

Shtetasit F. M., gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, i janë gjetur dhe sekuestruar 46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, disa doza të kësaj lënde dhe 1 peshore elektronike.

Shtetasit S. S., gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonte me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, ndërsa shtetasit F. Xh. iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi që i posedonte me qëllim shitjen në lagjet e Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

60 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe doza të kësaj lënde, doza kokaine, 1 pershore elektronike, 6 celularë dhe 94 shezglonë të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME