Categories Lajme

Operacioni “Tispol”, 34 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 2078 masa administrative

Në kuadër të operacionit “Tispol”, për zbatimin e ligjshmërisë rrugore në rrugët dytësore dhe zonat rurale, gjatë 48 orëve të fundit, janë vënë në pranga 34 drejtues mjetesh, janë pezulluar 80 leje drejtimi dhe janë vendosur 2078 masa administrative.

Ky operacion ka pasur si qëllim rritjen e sigurisë në rrugë. Sipas policisë kontrollet janë përqëndruar për parandalimin e ngjarjeve rrugore që shkaktohen kryesisht nga drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike apo në gjendje të de.hur, nga drejtimi i mjetit pa leje drejtimi, nga drejtimi i mjeteve pa rrip sigurimi, si dhe në ndëshkimin e drejtuesve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjithashtu, vëmendje të veçantë  policia rrugore po i kushton kontrollit teknik të mjetit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara si dhe parakalimeve të gabuara që janë rrezik potencial për aksidente rrugore. Gjatë operacionit “Tispol”, në të gjithë vendin, u arrestuan 34 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 30 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Duke përdorur aparatet drager janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 44 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit si dhe janë vendosur 202 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit. 302 masa administrative uniformat blu kanë vendosur për mospërdorim të rripit të sigurimit, 292 për parakalime të gabuara, 62 për mosvendosje të kaskës mbrojtës, ndërsa pjesa tjetër prej 877 masash administrative për shkelje të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME