Categories Opinion

Opinion: Nga Armando Vebiu student i vitit të dytë në universitetin e Vlorës

Arsimi i lartë një plagë e sistemit. Kështu e cilësojë insitucionin shkollor, universitetin publik.
Si student i vitit të dytë në universitetin e Vlorës edhe unë duhet të jem në protestë. Duhet të protestojë për shtypjen e rinisë. Duhet të protestojë për braktisjen e vendit. Duhet të protestojë për varfërinë që ka kapluar familjet shqiptare. Duhet të protestojë për papunësinë e të rinjëve. Duhet të jem në protestë për arrogancën e pushtetit, korrupsionin pafund, godinat insitucionale të rrënuara, për një arsim më të mirë.
Qeveria e di shumë mirë kush ka të drejtë dhe zbythet nga e drejta.Fshihet në hajdutërinë e vet dhe maskohet me prioritete koncesionare.
A e di ky shtet se një student duhet të sakrifikojë shëndetin e vet, nderin e vet, familjen e vet, vetëm për të kaluar pengesat e hajdutërisë suaj?
A e dini se studentët shqiptarë detyrohen të japin rryshfet vetëm se ashtu i ka shkrepur në kokë një petagogu?
A e dini se studentët duhet të jetojnë në gërmadhat konviktore, sepse nuk kanë mundësi të ushqehen e jo për të paguar qeranë?
A e dini se studentët detyrohen të flen me xhupa në shtëpitë me qera, sepse nuk kanë para për të paguar energjinë?
A e dini se studentët sakrifikojnë një vakt vetëm për të kursyer lekët për të paguar qeranë?
A e dini se studentët jetojnë me turpin që po u bien në qafë familjes duke iu bërë barr për shkollim?
Po që studentët detyrohen të punojnë pa orar vetëm për një rrogë përbuzëse, duke kaluar në stres, e gjerë në depresion?
A e dini o të paskrupull se në çfarë niveli korruptiv e keni katandisur arsimin e lartë?
Ku studentët detyrohen të blejnë libra me çmime të kripura, libra që jorrallëherë s’përputhen me lëndën, libra ku cënohet e drejta e autorit, libra ku çmimi thotë 1000 lekë dhe ne e blejmë dyfish, libra që ndërrohen sa herë t’i dojë t… petagogut, libra të redaktuar keq dhe me plagjiaturë.., Kur me tendencë të thuhet të përqëndrohesh tek disa tema për provim, por nga ana tjetër e mbushin tezën komplet me pyetje nga tema të tjera.
Ku petagogu fillimisht e nis punën me benz 2400-tësh dhe përfundon brenda një periudhe të shkutër me AMG. Ku provimet shiten e blihen sikur të tregëtohen domatet. Ku mungojnë këshillat studentorë, senati etj…
A e di qeveria dhe publiku mbarë nqs nuk ka informacion se një student nuk ngel në provim vetëm sepse nuk mëson, por për shumë arsyje të tjera. Siç janë provimet për përmirësim note, mungesat e arsyetuara, korrigjimet e pasakta, gabimet e sistemit et…
Dhe ju doni të na vini tarifë për provimet e mbartuara!!. Nuk ju mjaftojnë lekët e tarifës vjetore të marra borxh nga Hasani apo Hyseni,apo duke marrë kredi,apo duke i marrë pensionin gjyshërve,apo duke i rënë në qafë të afërmve në emigrim…
Po mirë ku mendoni ju se i gjejmë lekët ne studentët për 3 vite bachelor dhe 2 vite master??? Me pafytyrësinë më të madhe lideri I çitjaneve na emërton dembela e kafenedashës! Po mirë z.kryeministër i nudos në bregdet dhe z.ministre balerinë e klubeve të Eladhës pse nuk hapni punë që dhe ne mos të gërmisemi Gjermanisë dhe Honolulusë. Pse i lini studentët mesatarë dhe ekselent që kanë mbaruar studimet dhe punojnë në punët më të rëndomta ,duke iu shërbyer rrëmbytjeve si puna juaj. Pse duhet të detyrohemi të punojmë ullinjëve të Greqisë dhe haleve të Italisë ku shumë mirë mund të punësohemi në atdheun tonë. Vend me pozitën gjeografike, klimën, relievin, hidrografinë, pasuritë minerale, kulturën. Etj….më të pasur të rajonit.
Unë duhet të protestojë për një të ardhme më të mirë!
Gjithë universitetet publike të çdo qyteti duhet të bojkotojnë mësimin e të jenë në protestë, derisa qeveria të përgjysmojë tarifat shkollore. Kërkojmë transparence dhe jo arrogancë. Nuk besojë të gjeni natyrë më arrogante se sa e një të riu.
Ndaj thirrini mendjes! Mos harroni modelin e lëvizjes studentore! Ne jemi e ardhmja!
I bëj thirrje gjithë fakulteteve të universitetit Ismail Qemali të bashkohen për protestë paqësore.
Bojkotoni mësimin, qëndrojini larg opozitës sepse kërkon ta shfrytëzojë politikisht, mbështesni kauzën tonë.
Protesto sot, për një arsim më të mirë!
Nga Armando Vebiu student i vitit të dytë në universitetin e Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME