Categories Opinion

Opinion nga Çapajev Gjokutaj

Kafshëri? Iu merrni të keqen kafshëve!

Babai, emigrant në Korfuz, vret të bijën 29 vjeçare. Jo me armë. Mund të të erren sytë, të humbasësh kontrollin dhe, larg qoftë, ta vrasësh tjetrin, qoftë ky edhe evlati yt. E vrau me një shufër hekuri, rrëmbyer nga soba. Fatzeza u hodh nga dritarja përdhese dhe tentoi të shpëtonte me këmbë. Por i ati e ndoqi dhe, si e arriti, nuk reshti së godituri, deri sa i mori jetën.

S’mjaftoi kaq, por pati zemër e kurajo ta groposte në oborr. Natyrisht për të shpëtuar kokën, për t’iu shmangur dënimit. Kafshëri, mund të thotë shumkush. Në fakt kafshës i merr të keqen, se nuk i arrin as te maja e thoit. Qeni i vajzës e donte të zonjën shumë më tepër se i ati.

Madje edhe vdekjen e vuajti shumë më thellë se i pashpirti. Ishte qeni që, në kërkim të së zonjës, i shpuri policët te vendi i groposjes. Babai e vrau bijën se nuk duronte dot që ajo bashkjetonte me një afgan. Medemek shqetësohej për të bijën, për të ardhmen e saj. Në fakt shqetësohej për namin, për opinionin e të tjerëve ose thjesht për qibër raciste.

Qeni dëshmoi se e donte të zonjën, ashtu siç ishte e për çka ishte. E donte duke respektuar jetën, dëshirat dhe lirinë e saj.

Jo se ia kishin mësuar që tjetri duhet ashtu si është, por se ndjenja i buronte nga zemra dhe realizohej e pa trubulluar nga konfirmizma, racizma e gjithfarë izmash të tjera që, të mësuara liksht, kthehen në dogma dhe denatyrojnë jo vetëm njeriun dhe njerëzoren por edhe vetë natyrën. /Facebook/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME