Categories Opinion

Artistja e madhe Fifi, Vëllai i Madh dhe “shtrigat” e vogla

Nga Laureta Petoshati Artistja e madhe Fifi, Vëllai i Madh dhe “shtrigat” e vogla

Në jetën time nuk më kanë pëlqyer kurrë Reality shoës, sidomos ato që kanë të bëjnë me takimet, apo njohjet për lidhje dashurore. Dhe në këtë pikë i kam dhënë të drejtë publicistes polemiste Elona Caslli, sepse sipas meje dashuria kalon nga shpirti dhe vetëm me shpirtin nuk bëhen eksperimente. Gjithsesi në ditët e mia përpara kompjuterit , ndërsa unë shkruaj më shoqëron muzika dhe një këngë shqiptare para një viti e ca më goditi. Ishte kënga “Marova”,e kënduar nga Fifi.

Mbas kësaj kënge, Fifi u fut në këngëtaret e mia të pëlqyera pa ndonjë ekzagjerim dhe pa më interesuar të dija më shumë për të. Këtë muajin e fundit, ndërsa televizionet tona gjëmojnë nga politika e sidomos nga fenomeni “Foltore”, u ndesha me një titull: “Fifi kompozon një këngë të re brenda në BBV”. Pra Fifi nuk ishte thjesht këngëtarja me zërin e bukur, por dhe poete e kompozitore, me një fjalë kantautore! Më dha një ndjesi të madhe krenarie, nuk e di pse Fifi m’u duk me një Adelë shqiptare.

U bëra dashamirësja e saj, pra ndjekëse e saj, kur në fakt duhet ta bëja këtë gjë për Donaldin, nipin e shoferit të hershëm Musa Veshaj, sepse ai është vlonjat si unë, aq më tepër e mbaj mend bashkë me binjakun e tij me patina që bënin gara përgjatë shetitores dhe që vjen nga një familje shumë e mirë dhe me tradita në Vlorë. Madje Donaldi është njësoj si Fifi, se rrugën e jetës e ka çarë me krahët e tij dhe pa ndihmën e askujt. Zgjodha Fifin se vetë jam poete dhe kush më mirë se unë do ta kuptonte atë! Fifi është më zemërbardha, më e sinqerta dhe më punëtorja në BBV! Fifi është artiste shumëdimensionale: është jo vetëm kantautore, por dhe regjizore dhe aktore.

Pra ajo nuk është si këngëtaret, apo VIP-at e tjera aty: është më e ndjeshme sepse truri i saj punon në shumë anë dhe kjo gjë e lodh shumë emocionalisht. Fifi nuk është si të tjerat aty, sepse ajo në moshë shumë të vogël ka përjetuar nëse jo drejpërsedrejti, emocionet e luftës, ku familja e saj mund të ketë pasur dhe të vdekur prej saj. A e keni parë si i këndon Fifi këngët për Adem Jasharin, apo këngët e Kosovës?!

Me lot në sy. Ajo po aq e ndjeshme është dhe për mirëqenien e djemve nga Kosova, të cilët ajo i quan “të mitë”, sepse dhe ata janë të moshës së saj dhe kanë përjetuar dhe ndjerë të njëjtat gjëra. Këtë lloj soilidariteti njerëzor ne vlonjatët e ndjejmë sepse historia e Luftës së Vlorës dhe shfarrosja e mbi 600 djemve vlonjatë në kampet e përqëndrimit nazist, ende kanë shenjën e dhimbjes, por dhe të solidaritetit njerëzor, sepse sot e kësaj ditë e quajmë njëri-tjetrin vëlla apo motër. Para pak ditësh PM, DJ i futur aty së fundmi, tregoi një episod tronditës.

Ai ishte ende fëmijë kur forcat paramilitare serbe hapnin me tokmakun e pushkës dyert e shqiptarëve dhe ai ishte ndodhur te dera. Ky episod dhe mërzitja, që i shkaktoi atij qëndrimi i luhatur i Sarës, e cila nuk është aq artiste dhe aq e hapur sa Fifi, e shqetësuan Fifin dhe ajo shpërtheu. Por ndaj Fifit u zbraz një bateri fjalësh nga opinionistja, të cilës nuk dua t’ia përmend emrin. Ajo mund të jetë opinioniste, apo njeri i ndjeshëm, por pa takt.

Sepse dhe ajo donte të tregonte “trimëri” ndaj Fifit, sepse këtë gjë nuk e bënte dot me Semin, se mos mërziteshin karvani i të njohurve të saj të përbashkët jashtë. Nuk e bënte dot me Beniadën kur i tha Monikës “katile”, sepse Beniada ka mbiemrin “Nishani” dhe është familje ish presidentësh, po ashtu nuk mund ta bënte me Enxhi Shkirën, vajzën e piktorit të dëgjuar se nuk i dihej se çfarë lidhjesh do të dilnin. Si iu duk sjellja e Enxhit me fjalët ndaj Monikës?

Por lista është e gjatë. Njerëzit që nuk janë artistë në shpirt dhe që për më tepër i kanë gjetur dhe ca gjëra të gatshme në jetë, nuk mund ta kuptojnë një njeri artist të vërtetë. Nëse i duhet ti thuheshin gjëra Fifit, i duheshin thënë me takt, jo me tendencë. Në ato çaste m’u kujtuan fjalët e poetes së madhe amerikane Maya Angelou që thotë: “njerëzit mund të harrojnë atë që ke thënë, mund të harrojnë atë që ke bërë, por nuk mund të të harrojnë kurrë se si i ke bërë të ndihen”.

Si mund të jetë ndjerë Fifi kur i thuhet se “ndërhyrjen mes Sarës e Pajtimit po e bën për vëmendje.” Natyrisht që nuk është ndjerë aspak mirë. Ka pësuar çrregullimi akut të stresit, që të çon në gjendje të fikti, apo të vjen për të vjellë menjëherë. Këtë gjë e ka pasur dhe Emily Dickinson e shumë poetë të tjerë dhe është e lidhur me njerëzit krijues, të cilët sipas neuroshkencëtares Nancy Andreasen, “mund të kenë probleme me filtrimin ose mbylljen e stimujve të shumtë që rrjedhin në tru”.

E meqë kemi të bëjmë me artistë, pra me njerëz jashtë formatit të zakonshëm, aty duhet që të jenë opinionistë njerëz psikologë e sociologë si Gëzim Tushi, Denada Toçe, Nora Malaj, etj. Pra, ju “shtriga” të vogla që jepni dhe opinione nëpër studjo të ndryshme, mjaft u morët me një artiste, merruni me veten tuaj, merruni me silikonin, me zbrazëtinë, me fjalët tuaja në shqipen “Esperanto sallatë mikse”, me bullizmin!

Mjaft e bëtë të sëmurë Fifin, o ju njerëz të një shoqërie të sëmurë, që jepni mend për atë që nuk jeni dhe që nuk ndjeni! Ajo është Fifi, e mira, e bukura në shpirt, që simbolizon Kosovën e dalë nga lufta, që edhe me plagë të shumta di të ringrihet, të këndojë, të bashkojë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME