Categories Opinion

Jam mes jush, e ngjashme, e barabartë…

Semiljana Azizi

Isha 7 vjeçe kur kuptova për herë të parë që diçka nuk shkonte tek mua.Deri atëherë gjiri i familjes më kishte mbajtur ngrohtë si të vetmin fëmijë.Shkronjat e para m’i kishte mësuar ime më me plot vullnet dhe përkujdesje.Të them të drejtën kurrë nuk e kisha pyetur veten pse nuk kisha shokë ose pse nuk kisha shkuar asnjëherë në kopsht.Isha mjaftuar me justifikimin se lekët nuk mjaftonin.Tani isha mësuar më idenë se gjithçka ishte në rregull,mike të parë dhe të vetme kisha mamanë time. Kur shkova në klasë të parë gjërat ishin ndryshe,shokët silleshin ndryshe,dhe mësuesja ishte shumë e dashur më mua.Oh sa mirë që sillej ajo krahasuar më miqtë që të gjithë më përbuznin,më veçonin.Madje mbaj mend që kurrë nuk isha pjesë e lojrave të tyre në orën e pushimit.Në mes gjithë këtyre,unë akoma s’po kuptoja çfarë kisha unë ndryshe që nuk pranohesha në shoqërinë ë tyre.Mami më kishte thënë që unë nuk mund të flisja si shokët e mi dhe se nuk kisha pse mërzitesha nëse nuk dilja dhe aq mirë në mësime.

Me këshillat e mamasë time vitet nuk kursenin që të iknin dhe unë të mbërrija në klasën e pestë.Situata nuk kishte ndryshuar aspak.Vazhdoja ende të kisha vetëm një mike të sinqertë, mamanë time,dhe asnjë shoqe e shok tjetër.Madje më kujtohet sesi vajzat e klasës time tregonin për gjithë gjërat që i bënin vetë.Ato kishin mësuar si të kapnin flokët,si të lidhnin këpucët,si të visheshin vetë.Po unë pse nuk i bëja këto gjëra?!Vendosa të pyesja miken timë,mami më kishte mësuar t’i flisja ashtu mes belbëzimeve të mia.Sapo isha kthyer nga shkolla,mamaja gjendej në kuzhinë kur unë i fola më gjuhën time të çuditshme,ose të paktën kështu thoshin…Çfarë kam unë që jam ndryshe nga shokët???

Qetësia s’po durohej ndaj iu afrova më shumë mikes.Vura re se po qante dhe unë fillova të qaja edhe pse nuk e dija për çfarë.Më shpjegoi se në moshën 3 vjeçare kisha kaluar një temperaturë të lartë,mjekët s’mundën të bënin asgjë për mua.Temperatura më kishte prekur lobin e të folurit,artikulimi im ishte i parikuperueshëm.Aaaa po,tani e kuptova pse unë bëlbëzoja. Ndaj unë isha ndryshe. Pas kësaj asnjë risi nuk pati në jetën time.Tani më ishte bërë e përhershme të shikoja fytyrat e prindërvë,shokëvë të mi të shtrembëroheshin sapo të më vinin re.Disave u ngjallja keqardhjë,të tjerëve përbuzje.I kisha dëgjuar t’u thoshin fëmijëve të mos qëndroni me mua. Pse s’mund të kisha dhe unë shokë?Ishin 2 botë:ajo e brendshmja dhe ajo e jashtmja.Kisha gjetur paqen në botën time të brendshmë,edhe pse isha vetëm ,edhe pse luftoja me mendime dhe ndjenja të çuditshme isha rehat.Aty brenda meje ngriheshin e ringriheshin,lindnin e vdisnin qindra mendime përditë,kurse unë prapë vetëm.Të paktën aty kisha dikë,kisha veten time.Tek bota jashtë nuk kisha asnjë,edhe miken nuk e kisha të vërtetë.Në fakt e kisha mama.

U rrita mes çjerrjeve të realiteteve të ndryshëm që më shfaqeshin përditë. Tashmë ëdhë unë kisha mësuar të kapja flokët,të vishesha vetë,vendosja edhe tualet ndonjëherë,por ende belbëzoja.E dija cfarë dëshiroja tani,i njihja nevojat e mia dhe kjo ishtë fantastike.Humbjet me klasin e një femre dhe fitoret e vogla me guximin e skalitjes së vuajtjes më kishin mësuar t’ja dilja mbanë.Vendosa mos të vazhdoja universitetin dhe ndoqa një kurs profesional estetike. Isha e zonja në këtë profesion.Pasi mbarova kursin shpresoja të futesha në punë.Mëse e sigurt se dikush,diku do të më punësonte ,së koha kishte ndryshuar bashkë me mentalitetin,por më kot.Shkova në 5 qendra estetike dhe të gjitha më përcollën me përbuzje.Ishte fyese e poshtëruese si unë trajtohësha si e paaftë,ndërkohë që mund të kujdesesha për veten time,për familjen time,kur mund të bëja art në estetikë.
Është e pafalshme,jo shumë larg metropolit,por në zemër të tij ka individë të cilët aftësinë e kufizuar e konsiderojnë të pakapërcyeshme.Paragjykime dhë steriotipizime të tilla duhen zhdukur sepse dhe ne kemi ndjenja,mendojmë,dashurojmë,kemi talente..Afërsisht 10% e popullsisë në botë vuan nga ndonjë paaftësi,kursë 25% këtë paaftësi e kanë në familjet e tyre.Në 2015 janë dhënë 4.5 milion lekë nga qeveria shqiptare për bizneset të cilat punësonin personat më aftësi ndryshe.Kjo quhet nxitje.Nxitja sjell progresin dhe progresi mirëqenien.

Por e gjitha nis nga ne.Kështu funksionon bota,unë përparova,mësova si të kujdesem për veten,talentin tim e rrita në shkallë profesionale dhe gjithë këto askush nuk mi vlërësoi.”Ata” vlerësuan vetëm belbëzimin tim.Ata e quanin diversitet ,për mua ishte mundësi.Ata më quanin të dobët,për mua ishte fuqi.Më quajtën të paaftë dhe unë u demonstrova talent.Të gjithë shikonin tek mua paaftësinë,unë gjeta aftësinë tek vetja.Dhe çdo njeri si mua duhet t’a bëjë këtë.Është në rregull nëse refuzohemi,nëse qajmë,nësë dështojmë.Por është e papranueshme të heqim dorë.Dorëzimi nuk është për ne.Më zbehjen e realitetit,pranimin e aftësisë ndryshe në përditshmëri,së bashku më iniciativat që shteti duhet të ndërmarrë për punësimin tonë,le të bëjmë përpara.Të mos dorëzohemi!

Pjesë e marrë nga konkursi: Shkruaj dhe fito 2

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME