Categories Opinion

Lubonja: Rama duhet të bënte dialog me…

Publicisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja në një lidhje “Skype” për rubrikën Opinion në “News 24” tha se protesta e studentëve është një tregues se në vend do të këtë një liri më të shtuar.

Për Lubonjën, studentët në takimet me Ramën nuk kanë treguar vetëm hallin e tyre, por të të gjithë shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij vuan nga një frikë e madhe.

“Ka evoluim në kuptimin se një pjesë e mirë e studentëve po shprehin një pakënaqësi më të madhe se e tyre, si për shembull keqqeverisja. Përplasja e Ramës me studentët në Vlorë, tregoi jo vetëm hallin e tyre, por edhe të shoqërisë. Studentët nuk janë politizuar saç duhet në kuptimin e mirë të fjalës.

Ka një koshiencë dhe një kuarajo për ti thënë gjerat dhe kjo është pozitive. Mendoj se Ramës nuk i ka ecur aq sa duhet me atë që me dialog kërkon ti çojë në shtëpi studentët, sepse edhe përplasjet e studentëve kanë treguar shumë gjëra. Kjo iu jep kuarajo atyre për të rezistuar”, tha ai.
Ai u ndal edhe tek skandali i Unazës së Re, ndërsa shtoi se Rama duhet të ishte para prokurorëve për të dhënë shpjegime për aferën korruptive të tenderit abuziv.

“Dialogu që do të bënte Rama këto ditë do të ishte me prokurorët për ato milionat e vjedhur. Ky është dialogu që duhet të kishte ndodhur. Prokuroria nuk jep asnjë kuarjo. Një djalë në Vlorë i tha Ramës, besoj e keni ndjekur: Se shpresoj të mos pushkatohet nga ajo që do them. Do të ketë hapa përpara, për më shumë liri”, shtoi Lubonja.
BalkanWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME