Categories Opinion

Potenciali i mjekut modern dhe inteligjenca artificiale, nga Dr. Eduard A. Skufi

Nga Dr. Eduard A. Skufi, Konsulent Oftalmolog, Athine

Epoka kontemporane mbas milleniumit karakterizohet nga ekspresioni fulminant i Inteligjences artificiale, vecanerisht ne fushen e mjeksise. Inteligjenca artificiale mund të interpretohet si nje teknologji e avancuar që disponon “inteligjencë “ humane speciale me impakt ambicioz. Inteligjenca dhe aftesia humane është arkitekti i vërtetë i inteligjencës artificiale  e cila duke u integruar ne te nuk duhet të krijojë “epërsi te pakontrolluar ndaj qenies njerëzore” dhe per me teper te mos beje “delete  prezencen e tij.

Ajo perben avantazhe dominuese teknologjike, shpesh te integruara në nje analitikë të sofistikuar (cka ende nuk u adresohen deficitet probable). Figura e mjekut modern eshte e kompletuar me nje kulture te pergjithshme dhe profesionale komplekse, me nje status te ri konceptimi por ajo duhet te shoqerohet me nje force analitike e intuitive lideri dhe jo marketingu. Ai duhet ti perdori devicet dhe aplikimet e inteligjences artificiale ne sherbim te pacientit ne forme selektive, konstruktive dhe jo formale, por dhe duke administruar kohen (se ajo te intrigon me surpriza pikante). Do te ishte taktike efektive, akseptimi maximal informativ kompiuterik ne interval kohe sa me te shkurter.

Mjeket duhet te perdorin “robotiken “ne funksion te tyre dhe jo te “konvertohen ata ne robote“. Inteligjenca artificiale ofron ne kontinuitet mundësi te 2 medha dhe rruge te reja, mbi informacionin medikal, efikacitetin ne diagnostikimin e shpejte dhe rritjen e saktesise se saj, si ” nje ridimensionim me kapabilitet te pa llogaritshem”.

Njekohesisht permireson marrëdhëniet mjek-pacient, duke përfshirë ndihmën në preventimin e semundjeve. Por inteligjenca artificiale nuk “zëvendëson mjekët“, studimet neoterike kanë treguar se kompjuterët tentojne të “tejkalojnë mjekët” , por mbeten device digitale robotike“ pa ndjenja dhe pa humanizem”.

Inteligjenca artificiale me algoritmet dhe aplikimet e saj mund të “imitojë sjelljen njerëzore” por nuk mund ta zëvendësojë atë, inteligjenca “ makinerike “ na paraqet mundësite për të përmirësuar ndjeshëm ofrimin e kujdesit dhe edukates shëndetësore, veçanërisht në mjediset me koeficient te larte morboziteti dhe me mundesi te kufizuara. Kompjuterat “operojnë“ ekzaktesishtne adaptim me procesin e decizionit te mjekut.

Inteligjenca artificiale jep oportunitet si “katalizator ” i fuqishëm per progresin e aftësisë njerëzore, me trajnim kualitativ por jo duke zhvendosur figuren dhe vleren e mjekut. Perkundrazi perfeksionon profilin e mjekut si ne relacion me shkencen dhe ne ate me pacientin. Forca e sintezes, analizes racionale te mjekut dhe e konsultimeve i jep atij prioritet te pa diskutueshem. Kam pershtypjen se inteligjenca artificiale cvendos ne nje fare shkalle nivelin e larte te llogjikes humane duke i dhene spacium percepsionit vizual me “parafabricate”!

Inteligjenca artificiale si “performance” e interferences humane, logjikisht nuk mund te posedoje indipendence te plote. Fiksoni faktin se Inteligjenca artificiale do te dominoje jo vetem te tashmen por dhe te ardhmen (dhe per faktin se vishet me mantelin fin komercial). Besojeni me respekt, por jepini autoritetin e ” limituar “, mbasi inteligjenca biologjike mbetet “imperatore” . Focusoni mbi kete exelence teknologjike duke perdorur “smart computer systems” si alternative beneficiente. Kjo teknologji exponenciale (kur “utopia ” u be realitet ) duhet te aplikohet ne investigim dhe kontroll nga asistenca humane. Vendosja e raporteve te drejta “bilaterale” midis mjekut dhe statusit te inteligjences artificiale, profilit futurist medical dhe impaktit digital koherent, do te mbeten “thembra e Akilit”! Mbivleresimi apo nenvleresimi i saj vecanerisht ne fushen e mjekesise perben nje sjellje qe mund te reflektoje me pasoja. Besoj qe kjo konsiderate modeste te jet prologu mbi nje teme, qe do te na preokupoje mjafte ne dinamike!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME