Categories Lajme

Shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës, kongresmeni pyet Blinken: A keni ndonjë informacion specifik?

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur në Komisionin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës. Ka qenë kongresmeni republikan Lee Zeldin që i ka kërkuar Blinkenit informacione specifike për vendimin ndaj Berishës. Ai ka theksuar se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur asgjë për përfshirje korruptive të Berishës.

Ndërkohë Blinken ka sqaruar se momentalisht nuk mund të ndajë asgjë me kongresmenin për këtë çështje, por nëse ai kërkon më shumë informacion mund të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit apo në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike.

Sipas Blinken edhe procedurat për t’i ndaluar hyrjen në vend të Sali Berishës kanë qenë standarde si për gjitha rastet e tjera, ndërkohë thekson se SHBA vijon të shohë përtej kufijve për ata persona të përfshirë në korrupsion që sfidojnë parimet e demokracisë.

LEE ZELDIN: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne kjo ishte e papritur ai ka qenë mysafir dhe aleat i George W. Bush gjithashtu një kundërshtar agresiv i George Soros. Sa i takon historisë së tij politike me SHBA, Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve rreth atyre të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht, përfshirë avokatët e mi. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht.

LEE ZELDIN: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?

ANTONY BLINKEN: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja të komentoja me ju dhe me këdo që është i interesuar.

LEE ZELDIN: Kam bërë disa kërkime për të gjetur se në çfarë afere korruptive është përfshirë Sali Berisha, dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë një gazetar që kërkon të gjejë informacion? Pra ku duhet të shkojë një gazetar që të marrë informacion mbi korrupsionin që i referoheni ju?

ANTONY BLINKEN: E para, para se të kalojmë tek media, anëtarët të vijnë në Zyrën e Legjislacionit, dhe ne do të sigurohemi që të merrni informacionin, dhe e dyta, sa i takon medias, ejani në Zyrën e Zëdhënësit të Punëve të Jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, ta ndajmë informacionin me ju.

LEE ZELDIN: A jeni ju në dijeni për burime të hapura informacioni që mbështesin pretendimet se ka patur korrupsion në të cilin është përfshirë Berisha?

ANTONY BLINKEN: Jam i sigurt se çdo gazetar mund ta bëjë atë pyetje në deklaratat për media që ne mbajmë çdo ditë në DASH për të marrë çdo informacion që kemi në dispozicion për publikun.

LEE ZELDIN: Për të qartësuar diçka lidhur me mbrojtjen e z.Berisha, thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, a keni komunikuar ju apo dikush në emrin tuaj me Sorosin?

ANTONY BLINKEN: Unë jo s’mund të flas në emër të gjithë DASH, por unë jo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME