Categories Opinion

Si kurrë më parë! Shën Valentini e gjen Parisin pa të dashuruarit

Nga: Besmira Pelushaj

Parisi, i cilësuar ndryshe qyteti i dashurisë dhe romancës, këtë vit nuk do të mund të mirëpresë turistë në ditën e Shën Valentinit për shkak të kufizimit të udhëtimeve nga pandemia. Qyteti që pret çdo vit miliona vizitorë, ka marrë një pamje të vetmuar.

Këtë e konfirmojnë edhe fotografët që janë mësuar të përjetësojnë kujtimet romantike të turistëve pranë kullës Eiffel. “Franca, për një turist, është romancë,  dhe destinacioni i preferuar për ditën e Shën Valentinit.  Kush nuk do dëshironte të ishte këtu, duke përqafuar dashurinë e jetës, për ta përjetësuar këtë moment përgjithmonë ?” tha fotografja amerikane në Paris, Rachael Laporte.

Prej marsit të vitit 2020, Laporte shprehet se rezervimet e saj nisën të anuloheshin, por askush nuk  e kishte menduar se pandemia do të merrte këto përmasa.  “Vura re që të gjitha rezervimet e mia në të ardhmen kishin filluar të anuloheshin. Fillimisht mendova se do të ndodhte vetëm për disa javë, kur si në gjithë botën, edhe ne hymë në bllokim. Unë dhe kolegët e mi, fotografë portretesh, nuk kishim të drejtë të punonin fare ” shton 37 vjeçarja, duke shpresuar se turizmi do të lulëzojë sërish kur e gjithë kjo situatë të përfundojë.

Gati 18 milionë turistë vizitojnë Parisin çdo vit, sipas zyrës së turizmit të qytetit, me kulmin që arrin në mesin e marsit dhe shtatorit. Industria e turizmit është ndër më të goditurat, jo vetëm në këtë qytet por në të gjithë botën, e përllogaritur në miliarda euro të ardhura të humbura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME