Categories Politike

“Aleanca për Dhurimin e Gjakut”/ Meta nga Vlora: Dashuri në veprim për të shpëtuar jetë njerëzish

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte këtë të premte i pranishëm në seancën e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut, që u mbajt në qytetin e Vlorës në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij, “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”. Krahas qytetarëve dhe të rinjve vlonjatë, kësaj kauze humane iu përgjigjën dhe shtetas të huaj, të cilët jetojnë dhe punojnë në qytetin e Vlorës.

Në një prononcim për mediat, presidenti Ilir Meta falenderoi dhe i shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë dhuruesit e gjakut dhe theksoi se solidarizimi në këtë kauzë fisnike është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në kushtet kur pandemia dhe masat kufizuese, kanë sjellë ulje të numrit të dhuruesve dhe rritje të nevojës për gjak në ndihmë të njerëzve në nevojë.

“Vlora ka qenë gjithmonë e para në udhëheqjen e kauzave sociale dhe kombëtare, duke dhënë edhe sot shembullin e saj të jashtëzakonshëm të solidaritetit me kauzën humane të dhurimit të gjakut. Dua të falënderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët dhe të rinjtë e Vlorës, që në këto momente kritike për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese, ju përgjigjën thirrjes së ‘Aleancës për Dhurimin e Gjakut’.

Një falenderim të veçantë dhe për të gjithë të huajt, të cilët jetojnë e punojnë në Vlorë, të cilët edhe falë inisiativës së blogeres britanike Alice Taylor, dhuruan gjak me dëshirën dhe iniciativën e tyre, duke ju ardhur në ndihmë të gjithë atyre që e kanë të domosdoshme marrjen e gjakut. ‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, do vijojë të ndalet në të gjitha qytetet e Shqipërisë si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë”, u shpreh presidenti Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME