Categories Sport

Daja: Ndaj Kastriotit duhet kujdes, janë ekip pragmatist!

Partizani është ndjekësi më i afërt i Vllaznisë në tabelën e renditjes, me vetëm 6 pikë më pak. Trajneri i Të Kuqve, Ilir Daja ka kërkuar kujdes nga futbollistët e tij në prag të sfidës ndaj Kastriotit, e cila do të luhet në Kamëz.

“Edhe pse jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë në fundin e fazës së parë, pra pozicionohemi të dytët. Në fazën e dytë kemi 5 pikë më shumë se në fazën e parë. Kemi pasur më shumë stabilitet dhe ngritje. Pesë pikët më shumë do të thotë që gjërat kanë ardhur në përmirësim.

Kastrioti? Është një ekip pragmatist. Vjen nga dy fitore dhe ka moral të mirë, njësoj si ne. Kemi vetëm rezultate pozitive në vitin 2021. Në dy fazat e para, kemi një ndeshje të humbur dhe një të fituar ndaj tyre. Është një ndeshje e vështirë. Nëse nuk do të jemi me motivimin e duhur, do e vështirësojmë situatën. Kastrioti ka një tjetër moral, është i qetë, nuk është nën presion për të bërë sforco të mëdha. Duhet të jemi të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht gjatë 90 minutave, në mënyrë që edhe ato pak problemet e terrenit t’i minimizojmë duke shtuar dozën e dyluftimeve dhe të përqendrimit në maksimum.

Do bëjmë gabimin më të madh nëse shohim diferencën që kemi me Vllazninë. Ne duhet të fokusohemi te ndeshjet tona, sepse nuk ka asnjë të mirë nëse shikojmë se çfarë bën Vllaznia. Jemi 4-5 ekipe që rivalizojmë me Vllazninë. Duhet të shikojmë ndeshjet tona. Vllaznia humbi javën e fundit, por do ishte e njëjta diferencë nëse nuk do të fitonim në Ballsh. Ndeshje jetike është ajo që kemi nesër kundër Kastriotit. Tani jemi pak më të qetë për të bërë rotacione. Në mesjavë do na duhet të bëjmë rotacion, për të mbajtur freskinë e ekipit. Ne duhet të bëjmë lojën tonë nesër.

Kastrioti ka një mënyrë lojë, por ndaj Kukësit e interpretoi ndryshe manovrën. Përgjithësisht presin në gjysmëfushën e tyre. Ka disa sulmues që e ndërtojnë shumë mirë kundërsulmin, kështu që ne nuk duhet të jemi të ç’ekuilibruar, ashtu siç na gjeti të papërgatitur në ndeshjen e parë të sezonit. Do të jetë një ndeshje që do e fitojë ai që do gabojë më pak. Neve nuk jemi një ekip agresiv. Dyluftimet nuk i kemi armën tonë më të fortë, pavarësisht se në ndeshje si ajo ndaj Skënderbeut në Korçë, ku terreni ishte i mbuluar me borë, të gjithë lojtarët pothuajse i fituan dyluftimet.

Hasani mund të ketë disa minuta, varet si do të shkojë ndeshja. Gjendja e tij tashmë mundet të përballojë disa minuta në lojë, pa pasur probleme me dëmtime. Mund të ishte futur edhe në Ballsh, do t’i kenë minutat, si ai si Dominguez, në momentin që do të kenë gjendjen më të mirë, që të shprehen në maksimumin e tyre“, deklaroi Daja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME