Shqipëria e mbylli pa gola në një barazim të thatë ndeshjen e sotme përballë Kazakistanit me një lojë që linte për të dëshiruar përballë një kundërshtari shumë më të dobët, por që kështu mbeti vetëm në letër.
Tekniku Reja fajësoi lojtarët kur tha se “grinta nuk mund të blihet në farmaci”, por jo të gjithë mendojnë kështu. Gazetari Artan Hoxha thotë se sot Rejën e kishte pushtuar “mjegulla”, ndërsa ka edhe një sugjerim për teknikun italian, që drejton kombëtaren kuqezi. “Kembengulja e Rejes te skema (3-5-2) po na e ben “mjegull” kombetaren…Kur skuadra nuk i pershtatet skemes, nuk nderrohet skuadra, por nderrohet skema…
Nuk mund te vazhdohet pa fund, te djegesh lojtare se nuk i pershtaten skemes, apo te pershtatesh lojtare në pozicione jo natyrale… Ka ndeshje qe i humb skuadra, apo lojtare te veçante qe humbin ndeshjen, por sot fitoren nuk e morem, sepse “mjegulla” kishte pushtuar Rejen…” shkruan ai.