Categories Politike

Basha takon përfaqësuesit: Do t’u japim fund monopoleve në tregun e ilaçeve

Qeveria e Partisë Demokratike do të rikthejë barnat e sigurta, me cilësi dhe të përballueshme. Kështu është shprehur kryetari i PD, Lulzim  Basha gjatë takimit që zhvilloi me Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë. Gjatë takimit Basha tha që me ardhjen në pushtet PD do ti japë fund barnave me origjinë të panjohur e që shërbimi farmaceutik cilësor do jetë i aksesueshëm nga të gjithë pasi në fokus do jenë interesat e pacientëve.

Basha u shpreh me bindje të plotë që qeveria do të ndihmojë shtresat në nevojë dhe pensionistët që të mund të marrin ilaçet e nevojshme përmes rimbursimit, i cili do jetë në shërbim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve e jo interesave të distributorëve.

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT BASHA NË FB Në takimin me drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, Znj. Diana Toma dhe Z. Dëfrim Goma diskutuam me shqetësim situatën në tregun e barnave dhe trajtimin shpërfillës të qeverisë aktuale ndaj profesionit të farmacistit. Gjatë takimit u ngritën problematika të rëndësishme me të cilat po përballet ky sektor i rëndësishëm, pasi aktualisht tregu farmaceutik nuk ka në qendër pacientin por klientelizmin.

Monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit. Janë larguar kompani të njohura, në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvëndësuar me barna të një cilësie të dyshimtë. Ndamë shqetësimin për tendencën për kapjen e shërbimit farmaceutik, duke bërë që farmacisti të jetë i punësuar i distributorit. Në këtë mënyrë, në qendër do të jenë interesat e biznesit dhe jo qytetarët, pasi farmacisti nuk do të ketë asnjë fuqi të refuzojë barnat jo cilësore dhe që shkojnë në dëm të pacientëve. Në një situatë ku mbizotëron korrupsioni i përhapur kudo, qytetari mbetet viktimë e interesave të biznesit të distributorit, çka do të thotë që barna të lira dhe me origjinë të dyshimtë shiten me çmime të larta dhe pa efekt në trajtimin e sëmundjeve.

Garantova përfaqësuesit e “Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë”, se për mua dhe Partinë Demokratike, në qendër do të jenë interesat e pacientëve. Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceutik cilësor dhe të aksesueshëm nga të gjithë. Qeveria do të ndihmojë shtesat në nevojë dhe pensionistët, që të mund të marrin ilaçet e nevojshme përmes rimbursimit, i cili nuk do të jetë në bazë të interesave të klientëve distributor, por të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Urdhri i Farmacistëve do jetë partner i qeverisë në hartimin dhe miratimin e ligjit të ri të barnave dhe shërbimit farmaceutik, në bazë të eksperiencave më të mira të vendeve të zhvilluara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME