Vijon beteja në rrjetet sociale mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ndërkohë që temë kryesore është mënyra sesi qeveria po menazhon pandeminë e shkaktuar nga Covid 19. Teksa riposton videon që Lulzim Basha kishte postuar për të, Rama shkruan se opozita ëndërron që vendi të shkojë në katastrofë, duke uruar edhe vetë vdekjen e tij.
Kryeministri shkruan më tej se kjo që thotë nuk është aspak politik, ndërsa e konsideron të neveritshme videon e Bashës. “Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdêkjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë! pic.twitter.com/IjUwCXjnSf
— Edi Rama (@ediramaal) November 13, 2020
