Categories Lajme

Opozita u la jashtë tryezës së negociatave

Edi Rama e justifikon mungesën e një përfaqësuesi të opozitës në konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE-në, duke thënë se ai nuk e di se kush është opozita.  Rama tha se “ka një problem, që nuk e dimë kush është kush”.

“Në një format të caktuar nga Komisioni për të gjithë trupën që do përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Mund të kishim kërkuar një ndryshim për të sjellë përfaqësues nga ana a opozitës por kemi një problem, nuk dimë kush është në anën e opozitës”, tha kreu i qeverisë gjatë konferencë së përbashkët me Komisionerin e Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky. Në protestën e fundit të organizuar nga Partia Demokratike, ishte e qartë se opozitën dhe Partinë Demokratike e drejton Sali Berisha. Megjithatë duket se qeveria do të vijojë ti mëshojë idesë se opozitën e drejton Enkelejd Alibeaj dhe se në PD vijon ende një konflikt për lidershipin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME