Categories Covid-19, Lajme

“Ora 3, është ftohtë…7 autoambulanca para Shefqet Ndroqit”, mjeku thirrje qeverisë: Zgjohuni nga gjumi, hapni Covid 4

Përkundër asaj çfarë deklarohet nga Ministria e Shëndetësisë, për kapacitete të mjaftueshme në spitalet Covid, situata paraqitet ndryshe në terren.

Mjeku, Dritan Koçiaj, denoncon në rrjetet sociale se kapacitetet spitalore janë plotësuar. Në një thirrje të fortë, dërguar kryeministrit Edi Rama, Komitetit të Ekspertëve, Ministres Ogerta Manastirliu, Koçiaj thotë se në spitalin COVID 2 janë 6 autoambulanca plot me pacientë në orën 3 të mëngjesit.

“Vende në urgjencë dhe në pavione nuk ka”, thotë mjeku. Denoncimi i plotë :

“Thirrje publike. Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit. Ju lutem zgjohuni nga gjumi. Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi. Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente. Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka. Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje. Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje. Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy. Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta. Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato. Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone. Po kolapsohet sistemi. Cdo jete vlen. Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme. Dritan Kociaj mjek“. Më tej, në një tjetër koment të orës 07:15 e  mëngjesit, mjeku thotë se situata është po e njëjtë, dhe se pacientët vazhdojnë të jenë në autoambulanca.

“Sa per sqarim edhe tani pra 07.15 pacienti ( pacientet) vazhdon ne makine. Zbritem nga senatoriumi ne QSUT per te nderruar turnin. Persa i perket pjeses se “panik” mesazhi ishte shkruar pas 3.5 ore qendrimi kohezgjatje e mjaftueshme per reagimin e strukturave . Te garantoj se dhe familjarin tim ta kisha me shume s’kisha cfare beja . Thirrja kishte te bente me zgjidhjen e problemit te atyre qe ishin ne autoambulanca dhe te tjereve qe gjate stacionimit te mjeteve prej 7 oresh ishin duke thirrur per ndihme. Dhe per t’i vene kapak kujdo qe ti ndodhe dicka e tille pavaresisht fuqise ekonomike nuk ka ku e zgjidh pervec se ne shtet apo Turqi sepse privati nuk i pranon”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME