Falsifikim dhe kopjimi i markave tregtare përben vepër penale. Shkelja kryesore konsiston ne përdorimin e emrit pa pëlqimin e pronarit të markës dhe sipas kodit penal neni 149/a shkelësi denohet me gjobë ose burgim deri në 1 vit.
Në “Ora investigim” ka mbërritur informacioni se subjekti BLUNIL me administrator shtetasin Mehmet Nuri Gurses bën imitimin e firmës së njohur Adidas.
Ligjërisht ky subjekt e zhvillon aktivitetin në Vorë sipas të dhënave që rezultojnë në QKB, ndËrkohë vetëm disa kilometra më larg administratori i firmës ka marrë me qera një tjetër ambient privat të cilin nuk e ka deklaruar dhe aty bën imitimin e markës së njohur. Në “Ora investigim” erdhi ky informacion
“Është e ndaluar që të punohet imitimi i Adidasit. Imitimin e Adidasit e kanë të ndaluar dhe për këtë arsye nuk punojnë dot te fabrika që është e regjistruar”.
Me tej na sqarohet se në ketë ambient ku bëhet imitimi i firmës së njohur punohet në kushte shumë të vështira.
“Aty vështirësi është furra ku punohet dhe ka mundësi djegie. Nuk ka asgjë për ndihmë të shpejtë.Makineria e shtypjes po të zuri dorën është me rrezik. Është një solucion që quhet dylient, ajo me rënë zjarr nuk shuhet kollaj. Ka shumë rrezikshmëri aty brenda. Edhe kutitë e kartonit janë rrezik zjarri, plus që punëtorët konsumojnë cigare”.
Pas këtij informacioni jemi drejtuar menjëherë te Inspektoriati i Punës ku pas referimit të rastit na u vu në dispozicion një grup pune për të verifikuar situatën në terren.
Punonjësit e firmës BLUNIL fillimisht nuk kanë pranuar të hapin derën duke lënë jashtë inspektorët.
Inspektori: Hape pak derën!
Punëtori: Kush është?
Inspektori: Nga Inspektoriat.i
Punëtori: Urdhëro?
Inspektori: Na hapni pak derën!
Punëtori: Nga Inspektoriati çfarë?
Inspektori: I punës.
Punëtori: Ja një sekondë.
Inspektori: O djali!
Punëtori: Po vijnë vetë.
Inspektori: Po na hap derën se nuk ka problem.
Punëtori: Po të vijë ai (pronari) se unë nuk ka kompetencë për të hapur derën.
Dera e u hap në momentin që ka mbëritur administratori i firmës.
Kjo është mënyra primitive se si falsifikohet marka e njohur Adidas nga firma BLUNIL.
Administratori i turk pranon se ai nuk ka asnjë lloj kontrate me firmën e njohur.
Gazetarja: Është e ligjshme prodhimi i Adidas këtu?
Administratori turk: Jo.
Përkthyesja: Këtë po e bëjmë si prove, nuk është se është shitur apo…
Gazetarja: Mund të prodhoni diçka që nuk është për treg? Kjo është e drejtë vetëm e Adidas për ta prodhuar.
Përkthyesja: Atë e dimë. Nuk është se po e shesim.
Gazetarja: Po për çfarë po e bëni?
Përkthyesja: Është marrë si provë nëse do ta bëjmë apo nuk do ta bëjmë.
Gazetarja: Keni kontratë me Adidas-in?
Përkthyesja: Nuk e kemi kontratën.
I ndodhur përpara faktit se imitimi i markave të tjera përben vepër penale, administratori shprehet se do ta asgjesojë të gjithë prodhimin e falsifikuar.
Administratori turk: As nuk do ta prodhojmë as nuk do ta shesim si shapkë. Për këtë keni sigurinë time .
Gazetarja: E prodhuat për çfarë? Ku do ta çonit këtë që e prodhuat?
Administratori turk: Edhe këto që ju po i shikoni tani unë për të mirën e punës dhe për të mirën e të gjithëve do t’i heq fare madje edhe mund t’i grij t’i zhduk fare që këtu. Po të doni edhe këtu në syrin tuaj. Mjafton të ma thoni edhe ju unë në moment i marr i djeg ose i grij, i heqim fare që këtu. Siç thashë këto do ti zhdukim fare.
Skema e administratorit të firmës BLUNIL ishte kjo: Ai kishte marrë në një fshat një ambient me qera dhe aty dërgonte punëtorët e fabrikës që i ka të regjistruar në Vorë për të imituar markën e njohur.
Objekti i marrë me qera nga firma nuk ishte i deklaruar dhe i regjistruar ne QKB, çka bënte që malli i falsifikuar të dilte në treg pa kaluar asnjë lloj kontrolli.
Ndërsa në lidhje me kushtet e punës fjalën e fundit e thanë inspektoreët që kryen kontroll të imtësishëm.
Inspektoriati urdhëroi punonjëset të linin menjëherë vendin e punës dhe vendosi shiritin e bllokimit në këtë objekt.
