Mesditën e së shtunës, 16 prill 2022, Orlando Paplekaj, ish-polic, djali i Prel Paplkeajt, polic i rendit në Durrës u vu në shënjestër të një atentati të mbetur në tentativë në rrugën Xhafzotaj-Shijak. Orlando ishte duke shpërndarë bombola oksigjeni kur persona ende të paidentifikuar që po udhëtonin me një makinë tip “Golf” e qëlluan me të paktën 3 plumba.
Paplekaj i cili ka një muaj që ka nisur punë me shpërndarjen e bombolave të gazit ka lidhje me Besmir dhe Viktor Haxhia dy vëllezërit të cilët u vranë më 27 prill 2020, rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Bëhet e ditur se njëri prej vëllezërve të Orlandos është kunati i vëllezërve Haxhia nga Puka. Policia bën me dije se atentati ndaj Orlando Palekajt po hetohet në disa pista. Kujtojmë se Orlando Paplkaj ka punuar për pak kohë si punonjës policie sigurie, teksa i shpëtoi mrekullisht atentatit të para dy ditëve.


