Categories Bota, Lajme

Ortekët në Turqi, shkon në 40 numri i viktimave

Shkon në 40 numri i viktimave të shkaktuar nga ortekët që përfshinë provincën Van në Turqi.

Agjencia private e lajmeve turke DHS njoftoi se dy trupa të tjerë u gjetën të enjten, duke e çuar numrin e vdekjeve nga dy ortekët në të paktën 40.

Rreth 300 punonjës të shërbimit të urgjencës u thirrën ditën e martë në një autostradë në provincën Van, pasi vendi u përfshi nga një ortek. Pesë njerëz mbetën të vdekur ndërsa 2 të tjerë mbetën të varrosur nën dëborë. Më pas grupi i kërkim-shpëtimit u godit nga një ortek i dytë.

Kreu i zyrës së Autoritetit të Fatkeqësive dhe Urgjencës së Turqisë, Osman Ucar, u shtrua në spital pasi u kap në ortek. Nga spitali, ai tha për Agjencinë e Lajmeve Ihlas se shumë prej tyre ishin jashtë zonës ku goditi orteku i dytë të mërkurën.

Përveç numrit të vdekjeve, dhjetëra persona të tjerë u plagosën. Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha të enjten se 47 persona mbetën të shtruar në spital pas ortekëve. Ai tha se gjashtë ishin në kujdes intensiv, ndërsa shtoi se nuk ishin në gjendje kritike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME