Categories Politike

OSBE mbyll hetimin ndaj Bochardt: Asnjë masë disiplinore

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Birchardt nuk do të marrë asnjë masë disiplinore për fyerjen publike ndaj protestuesve të Unazës së Re, dy javë më parë. Një burim me dijeni mbi ngjarjen i tha Exit.al se OSBE ka mbyllur hetimin dhe ambasadori nuk do të marrë masë disiplinore për veprimin e tij. Ata gjithashtu thanë për Exit.al se Zëvendës kryetari gjerman i Misionit të OSBE-së, i cili u mbështet nga Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, doli në mbrojtje të Bochardt.

Gjithashtu, burimi u shpreh se Igli Hasani, ambasadori shqiptar në OSBE ka thënë se qeveria shqiptare nuk ka asnjë problem me Bochardt: ai po bënë punën e tij. Ambasadori i OSBE-së u vu në qendër të vëmendjes pasi i drejtoi gjeste fyese protestuesve të Unazës së Re. Momenti u fiksua nga kamerat kur Zoti Borchardt po kalonte rrugën dhe u përball me disa brohoritje prej protestuesve.

I gjendur nën trysninë e situatës Borchardt tregoi me gishtin e mesit për nga turma dhe u largua shpejt. Ai, më pas kërkoi ndjesë për gjestin që bëri kundër protestuesve të Unazës së Re, përmes një postimi në Twitter. Pavarësisht reagimit të ashpër ndaj sjelljes së ambasadorit, Misioni i OSBE-së në Tiranë nuk e komentoi asnjëherë sjelljen e pahijshme të Ambasadorit Bernd Borchardt ndaj protestuesve të Unazës së Re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME