Categories Lajme

“Ose vaksinohu për Covid, ose largohu nga puna”, nisin debatet në Australi: Ka ende kaq shumë pasiguri…

Punëtorët australianë që janë në rrezik të lartë të infektimit me COVID-19 mund të detyrohen të vaksinohen kundër virusit. Vaksina COVID-19 parashikohet që të jetë e detyrueshme për punonjësit në sektorët e kujdesit shëndetësor, moshës së tretë dhe atyre që qendrojnë pranë personave me aftësi të kufizuar, në të kundërt rrezikojnë që të humbasin punën e tyre.

Ky vendim është pritur me mëdyshje, duke qenë se askush nuk mund të pushohet nga puna, nëse zgjedh me të drejtën e tij që të mos vaksinohet. Disa sektorë të kujdesit shëndetësor, shitësit me pakicë, Aeroporti i Melburnit thanë se nuk janë në mbështetje të vaksinimit të detyrueshëm për COVID-19.

Shefi i Aeroportit të Melburnit Lyell Strambi tha se pavarësisht se punonjësit ishin në vijën e frontit ai nuk do të zbatonte ”ose vaksinohu ose ik nga puna”. “Ne nuk do të këmbëngulim ose do të urdhërojmë që njerëzit tanë të vaksinohen kundër COVID.”

Pronari i Bellboy Cafe Emilio Rogliano tha se edhe ai do të inkurajonte punonjësit e tij për të bërë vaksinimin por nuk do ta detyronte atë. Pronarja e sallonit të flokëve Billie Jean, Billie Jean Murphy tha se ka ende ‘kaq shumë pasiguri’ për vaksinën dhe nuk ka asnjë nxitim për ta bërë atë të detyrueshme.

“Ne gjithmonë ndjekim këshillat shëndetësore, por në këtë pikë nuk e shoh të nevojshme për ti bërë vaksinat e detyrueshme për stafin tonë,” tha ajo. Ministri Australian i Shëndetësisë Greg Hunt tashmë ka treguar që njerëzit që vijnë në Australi ose do të vaksinohen ose do të qendrojnë në karantinë 14 ditore. Vaksina do të jetë falas dhe vullnetare për pjesën tjetër të popullatës Australiane. Deri më tani, vaksina Pfizer ka kaluar testet e sigurisë në Kanada, SH.B.A. dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME