Categories Lajme

Osmani falenderon Bashën për mikëpritjen e ngrohtë dhe ka një mesazh për qeverinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani zhvilloi ditën e sotme një takim zyrtar me kreun e opozitës Basha në selinë e Partisë Demokratike. Në fjalën e saj për media Osmani falenderoi Bashën për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e vazhdueshme që ai ka dhënë për Kosovën, pavarësisht postit publik që ka mbajtur. Në fjalën e saj Osmani theksoi se Serbia dhe aleatët e saj kërkojnë ta tjetërsojnë të vërtetën, ndaj dy shtetet shqiptarë duhet të jenë sëbashku për t’i bërë të qartë të gjithëve gjendocidin që serbët kanë kryer në Kosovë. Osmani u shpreh gjithashtu se rezoluta kundër gj enocidit serb në Kosovë duhet të miratohet pa ekuivokë dhe mos të has në pengesa.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë këtu në selinë e PD-së. Si presidente, kërkoj bashkëpunimin e sinqertë, si dy motra ndërmjet dy Republikave të Shqipërisë dhe Kosovës, një bashkëpunim që nuk duhet të ketë asnjë ekuivok. Duhet të punojmë të gjithë bashkë, sepse mbi të gjitha jemi shqiptarë. Të punojmë bashkë që flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës të radhiten krah njëra tjetrës në çdo organizatë ndërkombëtare. Jemi dy flamuj, por jemi një shpirt i pamposhtur. Kështu duhet të jemi edhe mes vete, edhe përpara botës.”, tha Osmani.

Ne kërkojmë që të dënohet gj enocidi serb në Kosovë me anë të një rezolutë. Duhet të dënojmë kr imin serb, pa asnjë pikëpyetje. Nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gj enocid. Serbia nuk ka dashur vetëm pastrim etnik, por synimi serb ka qenë që të sh farosë popullin shqiptar. Ne jemi këtu ku jemi, për shkak të luftës së UÇK-së, për shkak të Shqipërisë dhe aleancave botërore. Serbia dhe aleatët e saj po falsifikojnë historinë. Shpresoj se përkrahjen do ta kemi përherë, që zërin tonë ta dëgjojë gjithë bota. Ju falënderoj zoti Basha që jeni deklaruar përherë për sovranitetin e Kosovës”, deklaroi Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME