Categories Lajme

Pa asnjë kontroll e dokument identifikimi, armët e ftohta të vijnë në shtëpi

Emisioni “Stop”  në Tv Klan e përsëriti disa herë eksperimentin e blerjeve online të objekteve që klasifikohen si armë të ftohta duke ridërguar të miturin që të merrte në postën private porosinë e prangave dhe të sprajit. Njësoj si herët e tjera, i mituri nuk u  pyet për moshën apo ndonjë informacion tjetër veç numrit të celularit në të cilin është kryer porosia.

I mituri: Si je? Është bërë një porosi me emrin Axxxx Fxxxxx. Të jap edhe numrin e telefonit? xxxxxx!

I mituri: Faleminderit! Pafshim!

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi bën thirrje që qytetarët të mos blejnë online në Instagram, pasi kjo platformë është e pakontrollueshme. Gjithashtu ai thotë, se AKEP duhet t’i kontollojë postat private, të cilat nuk duhet t’u shërbejnë faqeve në Instagram, kur këto të fundit nuk janë të pajisura me NIPT.

Tomi Kallanxhi: Si fillim ne e përmendëm që është shumë e rëndësishme të mos blejmë nga faqe Instagram-i sepse janë persona të paautorizuar dhe mbi të gjitha janë persona të paregjistruar fare në shtet, nuk kanë as një NIPT, as një gjë tjetër. Minimumi që si duhet të funksiononte vërtet gjithë ky sistem për të shitur këto lloj produktesh duhet të ishte një e-commerce, një website, të ishte një domain.al që gjatë gjithë kohës të ishte i monitoruar edhe nga AKEP-i dhe çdo proosi që bëhej vetëm nga faqja e-commerce, jo nga faqja në Instagram sepse nga faqja në Instagram ti mund të hysh me emra të ndryshëm. 

Nga faqja e-commerce ti duhet të lësh një kartë identiteti, duhet të bësh një verifikim për moshën e të tjera me radhë. Pasi të verifikohet llogaria jote, pastaj mund të bësh një porosi dhe pastaj porosia duhet kontrolluar kujt i është shitur e të tjera me radhë dhe çdo faturë që pritet nga këto lloj biznesesh duhet të jetë me NIPT-in po e po, por edhe me ID-në e personit që e ka blerë këtë produktin dhe ndoshta edhe arsyeja sepse jo çdo lloj produkti mund të blihet nga çdo lloj individi dhe pa arsyen që do blihen. Kjo është e vetmja mënyrë.

Një nga institucionet përkatëse që mund ta kontrollojë këtë gjë është AKEP-i sepse AKEP-i është autoriteti midis monitorimit teknologjik dhe autoritetit që monitoron edhe postat që janë në Shqipëri sepse monitoron të gjithë porositë që dalin nga këto posta si shtetërore, edhe private. Një nga gjërat që është, shumica e postave private në Shqipëri funksionojnë në bashkëpunimet e tyre me biznese që s’kanë një NIPT.

Një nga problematikat është që AKEP-i duhet të kontrollojë që çdo porosi që del nga këto posta private duhet të jetë e lidhur me një NIPT biznesi, në të kundërt nuk lejohet fare të nxjerrë postën dhe postës ndoshta duhet t’i hiqet licenca nëse merr dhe transporton produkte të një biznesi pa NIPT.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME