Categories Lajme

Pa u bërë 48 orë, mbushet me pacientë pavjoni Covid në spitalin e Durrësit

Pa u mbushur ende 48 orë nga hapja e pavjonit Covid në spitalin e Durrësit, ky repart është mbushur me pacientë të infektuar me koronavirus. Panorama raporton se aktualisht, në ambientet e spitalit të Durrësit po marrin shërbim vetëm pacientët që kanë nevojë për oksigjen.

Sakaq, fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë për shkak të Covid-19 është i lartë. Burimet thanë se nëse fluksi vijon i tillë, do të shihet mundësia e zgjerimit edhe në ambiente të tjera, siç është ambienti i ri tek godina e Pediatrisë.

Vetëm dje, në Durrës u konfirmuan 100 raste të reja me të infektuar.

Pas spitalit rajonal të Durrësit dhe Shkodrës, sipas strategjisë së vjeshtë-dimrit, do të vijohet me hapjen e spitaleve të Korçës, Vlorës, Elbasanit, me një kapacitet nga 430-630 shtretër dhe më pas, do të vijohet sipas skenarëve të spitaleve rajonale. Janë 1600 shtretër të dedikuar COVID, në skenarët e parashikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME