Categories Lajme

Pacientja me kancer merr flakë gjatë operacionit në spital

Një paciente ka vdekur pasi u dogj gjatë operacionit në një spital në Rumani. Kirurgët në Spitalin Floreasca në Bukuresht përdorën një dezinfektues me bazë alkoolin mbi gruan 66 vjeçare përpara se të kryenin operacionin për kancerin pankreatik më 22 dhjetor. Por më pas përdorën një bisturi elektrike, e cila, kur ra në kontakt me alkoolin, bëri që trupi i gruas të merrte flakë në tryezën e operacionit. Ajo pësoi djegie në 40% të trupit të saj dhe vdiq në spital një javë më vonë.

Policia ka nisur një hetim për vdekjen e gruas. Familja e viktimës u tha mediave rumune se mjekët nuk i treguan për rëndësinë e situatës dhe detajet e asaj që kishte ndodhur, duke u thënë se ishte vetëm një aksident. “Ne nuk po bëjmë akuza, thjesht duam të kuptojmë se çfarë ndodhi,”- u shprehën ata.

Ministri i shëndetësisë Victor Costache premtoi se do të hetojë incidentin traumatik. “Kirurgët duhet të ishin të vetëdijshëm se është e ndaluar të përdoret një dezinfektues me bazë alkooli gjatë procedurave kirurgjikale të kryera me një bisturi elektrik,”- ta zv/ministri Horatiu Moldavani./Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME