Categories Lajme

Paga sipas performancës për mësuesit, ja kriteret që duhen të plotësojnë

Rritja profesionale mund të rrisë më tej të ardhurat e mësuesve. Këtë vit shkollor mësuesit kanë mundësi të tregojnë interes edhe më shumë për t’u zhvilluar profesionalisht. Ministria e Arsimit ka publikuar datën e provimit me shkrim të kualifikimeve të mësuesve, në 11 maj. Më herët, mësuesi që kërkon të kualifikohet duhet të plotësojë brenda datës 27 shkurt kërkesën për t’u përfshirë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon së bashku me portofolin profesional në zyrën arsimore që i përket.

Kriteri kryesor për të marr pjesë në testim është vjetërsia në punë për 2 shkallët e kualifikimeve. Për të marr titullin “mësues specialist” duhet të kesh mbi 10 vite punë, ndërsa me më shumë se 20 vite punë garon për gradën “mësues mjeshtër”. Për kategorinë e parë “mësues i kualifikuar”, arsimtarët duhet të zotërojnë të paktën 5 vite punë dhe ju nënshtrohen orëve të hapura mësimore të monitoruara gjatë periudhës 1 deri në 26 prill.

Provimi me shkrim për kategorinë e dytë dhe të tretë më 11 maj fillon në 10 dhe zgjat dy orë e tridhjetë minuta. Mësuesit testohen në lidhje me formimin e përgjithshëm, madje ka pyetje dhe nga drejtshkrimi i gjuhës shqipe, si dhe gjithashtu ka pyetje shkencore të lëndës që jep mësim. Njësoj si nxënësit, edhe mësuesit do të marrin nota.

Në bazë të pikëve të dosjeve që kanë dorëzuar si dhe testit, ata vlerësohen me shkëlqyer, shumë mirë, mirë dhe dobët. Por ndryshe nga ata, mësimdhënësit nëse ngelin nuk humbasin vendin e punës, por kanë të drejtën e ritestimit për të fituar statusin e kualifikimit. Pjesëmarrja në kualifikim nuk është e detyrueshme, por veç titullit që fitojnë, mësuesit kanë edhe një rritje page nga 5 deri 15% deri më tani; por me premtimin e kryeministrit Rama, përfitimi në të ardhmen mund të shtohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME