Categories Lajme

Pagat në sektorin publik u ulën në 6-mujorin e parë në Shqipëri

Pagat në sektorin shtetëror pësuan rënie të lehtë në 6- mujorin e parë të vitit 2020, ndërsa në sektorin pësuan rritje në lehtë. Për rrjedhojë hendeku i pagave ndërmjet punonjësve në publik dhe privat u ngushtua lehtë në gjysmën e parë të vitit.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror ishte 63,389 lekë duke shënuar rënie me 437 lekë ose 1 përqind ne raport me fundin e 2019. Ndërsa pagat ne sektorin privat erdhën me rritje, pasi niveli mesatar i rrogës mujore bruto ishte 513 lekë më i lartë në tremujorin e dytë 2020 në raport me fundin e vitit. Gjithsesi hendeku i pagave ndërmjet sektorit publik dhe atij privat mbetet i lartë me rreth 28.6 për qind në fund të gjashtëmujorit të parë, në raport me 30.8 për qind që ishte në fund të vitit.

Por në realitet diferenca e pagave në sektorin privat është shumë herë më e ulët për shkak të informalitetit të lartë. Analiza e riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka vërtetuar se ka nëndeklarim të pagave në sektorin privat dhe kjo është më e dukshme tek profesionet e lira. Ky grup punëmarrësish (Avokatë, kontabilistë, dentistë, inxhinierë, konsulentëetj) kanë të ardhura nga paga në nivelet e larta, por në tatime për efekt të taksave deklarojnë pagë minimale.

Gjithsesi Shqipëria si në sektorin publik dhe atë privat ofron një nivel të ulët të pagave për shkak se po aplikon një model të zhvillimit ekonomik bazuar në krahun e lirë të punës dhe jo mbi produktivitetin. Për këtë arsye Shqipëria vijon të ofrojë pagat më të ulta në Rajon dhe në Europë. Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte 420 euro, që është të paktën 30% më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit. Pas Shqipërisë renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro.

Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro. Ky nivel pagash është në linjë dhe me të dhënat e Eurostat për të ardhurat për frymë, ku Shqipëria i ka ndër më të ulëtat në Europë, me 31% të mesatares europiane. Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta në rajon ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, së bashku me Kosovën (rreth 26-27% e PBB-së) dhe kjo ka kushtëzuar dhe nivelin e pagave në administratën publike, që në nivelin e 536 eurove janë më të ulëtat në rajon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME