Categories Lajme

Pagat/ Rama: Privati të mos shtrëngojë dorën, rrezikon të humbasë kapitalin njerëzor

Në analizën e punës së Bashkisë së Tiranës, i pranishëm është edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se synimi duhet të jetë rritja e pagave për qytetarët.

Kryeministri Rama ka shprehur shqetësimin që Shqipëria po shkon drejt një situate ku nuk ka burime njerëzore. Referuar frazës “ka vende pune dhe nuk ka profesionistë”, Rama ka thënë se sot rrezikon të kthehet në problem që nuk ka punëtorë.

Edi Rama: Kemi detyrën dhe mundësinë të hyjmë në një ndërveprim më të hapur mes të gjitha palëve për të garantuar që njerëzit në të gjitha fushat e jetës të marrin atë që është maksimumi i mundshëm i këtij vendit dhe këtu sipërmarrja private duhet të bëjë një reflektim pa humbur kohë sepse duke shtrënguar dorën më shumë seç duhet dhe në vijimësi dhe duke i lënë gjithmonë trë fundit ato që në fakt janë të parat fare, pagat për të punësuarit e vet, i ka hapur vetes një gropë që nëse nuk nxitojmë ta mbyllim sot, do të bëhet e pambyllshme. Një gropë që vjen si rezultat i humbjes së kapitalit njerëzor.

Sipërmarrja nuk mundet që të vazhdojë t’i nënpaguajë të punësuarit në raport me atë që është produktiviteti. Nuk mund të bëjë gjithçka për familjet e tyre dhe të mos bëjnë gjithçka për punonjësit e tyre sepse ajo që ka filluar sot që të ndjehet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishte një problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme. Problemi që kishte vende pune dhe nuk kishte profesionistë, sot rrezikon të kthehet në problem që nuk ka punëtorë, aq më tepër në kushtet kur bota, po marr Gjermaninë si shembull. po hyn në një fazë krize pikërisht për punëtorë edhe ajo vetë. Përfytyroni se në çfarë fazë presioni mund të gjendet Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME