Categories Lajme

Pagesa nga 200-1000 euro/ Gjykata liron nga burgu vajzat që ushtronin prostitucion në Tiranë

Gjashtë vajzat e huaja që ushtronin prostitucion në Shqipëri, të arrestuara pak ditë më parë nga policia e Tiranës në operacionin e koduar “Contact”, janë lënë të lira nga gjykata këtë të martë.

Tutorja e vajzave që kishin ardhur nga Rusia, Spanja apo Venezuela, ishte shtetasja Beisi Yusmar Rojas Ruiz, me origjinë nga Kolumbia.

E reja nga Kolumbia kishte marrë katër shtëpi me qira në zona të ndryshme të Tiranës ku vendoste vajzat nga Rusia, Venezuela, Spanja, dhe i gjente klientë përmes reklamave në një faqe në internet.

Përmes një kërkimi në uebsajtin ku reklamoheshin vajzat që ushtronin prostitucion, shihet se në faqen “Escort” në Shqipëri ushtrojnë prostitucion 581 vajza.

Siç shihet dhe në këtë foto, 559 vajza ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm në Tiranë, 19 në Durrës ndërsa 3 të tjera në Sarandë.

Sipas policisë, vajzat e liruara nga gjykata sot, janë shtetaset: L. P., 28 vjeçe, L. B., 23 vjeçe, Y. S., 28 vjeçe, D. B., 31 vjeçe, M. G., 21 vjeçe dhe L. B., 22 vjeçe, nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia.

Sipas dosjes së Prokurorisë, vajzat që ushtrojnë prostitucion në këtë rrjet paguheshin nga 200 deri në 1000 euro.

Në uebsajtin në internet, thuhet në dosjen e Prokurorisë, shfaqen fotografi të shumta intime të një numri të madh vajzash në disa shtete të botës dhe në rubrikën “Country Albania”m shfaqen 21 vajza të ndryshme, me adresë në Tiranë, të ekspozuara me foto intime, ku secila prej tyre publikon një informacion rreth mënyrës së kontaktimit, numrat e telefonit, në katër raste numra shqiptarë dhe të tjerat numra të huaj, rreth shërbimeve seksuale që ofrojnë, pagesat etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME