Categories Lajme

Pajiste subjektet tregtare me certifikata dezinfektimi false, arrestohet 58-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka finalizuar operacionin e koduar “Certifikata”, duke arrestuar një 58-vjeçar. Sipas uniformave blu, i arrestuari E. D. pajiste subjektet tregtare me certifikata dezinfektimi të falsifikuara.

Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe përfitimit monetar nga kjo veprimtari, Sektori për Hetimin e K rimit Ekonomik në DVP Berat, pas një hetimi tremujor, finalizoi operacionin “Certifikata”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

E. D. 58 vjeç, banues në Berat. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D., me detyrë administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat p enale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

19 vjeçari përdorues i lëndëve narkotike bëhet shkak i konfliktit, që nëna tenton ti jap fund jetës

Një 19 vjeçar me inicialet H.B. është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet pasi është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME