Categories Lajme

Pakësimi i nxënësve, më pak mjete shkollore u importuan në vitin 2018

Importet e mjeteve shkollore shënuar për të dytin radhazi rënie, duke u pakësuar me gati 13%. Gjatë 2018-s u importuan rreth 766 mijë mjete shkollore, ndërsa në pesë vitet e fundit, importet më të larta u shënuan gjatë 2016-s ku sipas të dhënave të Doganës janë importuar 880 mijë dollarë mjete shkollore.

Kërkesa kryesore për këto artikuj furnizohet nga nxënësit e shkollave, numri i të cilëve për fat të keq ka qenë gjithashtu në rënie.  Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, në arsimin 9-vjeçar pritet të vijojnë studimet këtë vit të ri shkollor 306 mijë nxënës. Numri i fëmijëve në këtë cikël është 13 mijë më pak se në vitin shkollor 2018-2019. Ndërsa në krahasim me fillimin e tranzicionit (vitin ’92) janë rreth 200 mijë nxënës më pak.

Rënien e kërkesës për mjete shkollore e pohojnë edhe bizneset që kanë mbështetur aktivitetin e tyre tek shitja e mjeteve për shkollore dhe zyra, të cilët kanë vënë re reduktim të kërkesës nga ana e nxënësve të shkollave.

Kina “sundon” tregun e lapsave dhe fletoreve

Gati 80% e mjeteve shkollore që u importuan gjatë 2018-s kishin vend të origjinës Kinën. Kështu pjesa më e madhe e lapsave dhe fletoreve për nxënësit e shkollave vinin nga Lindja e Largët.

Pjesa tjetër, rreth 13% e importeve  të këtij grupi, vijnë nga Turqia. Sipas të dhënave të Doganës importet e mjeteve shkollore dhe të zyrave përllogariteshin rreth  101 mijë dollarë.

Pas Kinës dhe Turqisë, me një peshë thuajse të papërfillshme renidtetn importet nga Italia, me rreth 6% të totalit, apo rreth 49 mijë euro. Ndërsa importet nga Gjermania, Polonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  Kroacia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një vlerë më të ulët se 3 mijë dollarë.

Shqiptarët, me shpenzimet më të larta për arsimin në Europë

Për fat të keq prindërve shqiptarë, shpenzimet për arsim iu zënë një peshë më të lartë se atyre europiane, ku në to përfshihen edhe shpenzimet për mjetet shkollore dhe librat.

Të dhënat e INSTAT, për matjen e nivelit të jetesës, treguan se pesha e shpenzimeve për arsim arriti në një nivel rekord, prej 4.4% të totalit të konsumit në 2017, nga 1.7% që ishte një dekadë më parë. Të dhënat krahasuese nga anketat e buxhetit të familjeve të vendeve të rajonit dhe Eurostat, të përpunuara nga “Monitor” në fund të vitit 2017, tregojnë se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për arsim nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian.

Mesatarja e Bashkimit Europian është 2.1%, ndërsa një familjeje në rajon i kushton shumë më pak (në termin relativ ndaj shpenzimeve totale) që të shkollojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%. Instituti i Statistikave të Kosovës raporton në anketën e fundit të buxhetit të familjeve për vitin 2016, se pesha e shpenzimeve për arsim në totalin e buxhetit është zero. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin shkollor 2016/2017, numri i nxënësve dhe studentëve të regjistruar në arsim në Shqipëri ishte 596 mijë, nga të cilët 24% ndiqnin arsimin e lartë./Monitor

Ecuria e importeve të mjeteve shkollore

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me vdekje në Durrës, 17-vjeçari prangoset pas negociatave të Policisë me familjen

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Durrës.…

LEXO ME SHUME