Categories Lajme

Paketa e dytë e ndihmës, ministrja nxjerr udhëzimin, ja formulari që duhet të plotësoni

Ministria e Financave dhe Ekonomise ka publikuar dy formularët të cilët gjenden në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për aplikimin që mund të bëjnë qytetarë që përfshihen në paketën e dytë të ndihmës ekonomike për situatën.

“Për qytetarët në procesin e përfitimit të Paketës së Dytë Anti-COVID🦠

✅Nga sot lehtësojmë procesin për verifikimet e individëve

💻Cdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës në adresën [email protected].

📝Formulari duhet të plotësohet nëse biznesi ku ju punoni nuk ka bërë aplikimin për Paketën.“, thekson ministrja.

Për të gjithë të interesuarit, subjekte apo individë, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, por kërkesa e tyre është refuzuar apo nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar, bëjmë me dije se kanë mundësi të paraqesin Formularin e ankesës (Formati 1 për subjekte dhe Formati 2 për individë), përmes kanaleve të komunikimit, të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjjthshme e Tatimeve: Subjektet, mund të ngarkojnë Formatin nr, 1 të ankesës, të plotësuar, në e-filing, menuja Çështjet e mia – Pyetje e Përgjithshme.

Tatimpaguesi në ankesën e tij duhet të shprehë qartazi problematikën si dhe të vendosë ID e punonjësve për të cilët pretendon se nuk janë përfshirë në Kërkesën për ndihmë financiare 2, të paraplotësuar me të dhënat e individëve potencialisht përfitues.

Individët, mund të dërgojnë Formatin nr. 2, të plotësuar, në adresën e dedikuar të emailit: [email protected]

Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME