Categories Lajme

Paketa fiskale, Rama: Taksë zero mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi këtë pasdite paketën fiskale për biznesin e vogël, deklaroi se do vazhdojmë të mbajmë një regjim me taksë zero mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla. Nga ana tjetër ai u shpreh nuk do taksohen ato biznese deri në 100 milionë lekë xhiro.

Rama theksoi se bizneset e vogla ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10 për qind, ndërsa sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero.

Sakaq, Rama theksoi se edhe pse ishin 60 mijë, gjatë periudhës 2006-2013 kanë paguar 19 miliardë lekë tatime bizneset e vogla, ndërsa nga 2014 në vitin 2021 duke qenë 110 mijë biznese, kanë paguar vetëm 5.7 miliardë tatime, pra tre herë më pak.

“Dua të sjell disa shifra, që është njëra shumë kuptimplotë për të pasur pamjen e situatës ku ndodhemi duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje në krye të herës, bizneset ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10 për qind, sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero.

Kjo vlen edhe për t’ju thënë të gjithë atyre që flasin për mbyllje, falimentime, shkatërrime, dhe në radhë të parë të atyre që bien pre e kësaj propagande se në terrenin e fakteve dhe shifrave, biznesi i vogël është forca më e përkrahur dhe më e mbështetur nga qeveritë tona.

Tjetra që është prap domethënëse, edhe pse ishin 60 mijë, gjatë periudhës 2006-2013 kanë paguar 19 miliardë lekë tatime. Nga 2014 në 2021 duke qenë 110 mijë kanë paguar vetëm 5.7 miliardë tatime, pra tre herë më pak.

Diferenca nuk ka ikur në lumë, diferenca ka hyrë në familjet e këtyre sipërmarrësve të vegjël, bëhet fjalë për një diferencë jo të vogël, por për një diferencë 133 milionë dollarë.

Më tutje, sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e gjithë ritmit nga biznesi i vogël pas mbylljes dramatike nga pandemia dhe faktikisht në tetor 2021 kur është bërë edhe numërimi më i fundit, janë 2400 biznese të vogla më shumë se sa përpara mbylljes nga pandemia.

67 për qind e bizneseve të vogla janë me certifikatë elektronike, dhe 30 për qind e bizneseve të vogla që lëshojnë faturë fiskale.”-tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME