Categories Lajme

Pakti për Universitetin/ Konvikt i ri për 230 studentë të Vlorës, kushte njësoj si kudo në banesat e thjeshta studentore jashtë shtetit

“230 studentet e Universitetit “Ismail Qemali”, do të pushojnë e shpresojmë të studiojnë sa më shumë në këtë konvikt të ri, me kushte njësoj si kudo në banesat e thjeshta studentore jashtë shtetit”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama i cili pa godinën 4-katëshe të konviktit e transformuar tërësisht pas rikonstruksionit rrënjësor duke ofruar ambiente me standarde të reja.

“Nuk harrohen premtimet në shtëpinë tonë dhe e dimë mirë sa kemi dhënë e sa duhet të mbajmë akoma”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Rama inspektoi të gjithë konviktin, dhomat, tualetet, depozitat e ujit me ngrohje, kuzhinën, sallat e leximit dhe bibliotekën.

Sot u shpreh Rama, kemi kaluar në mbledhje qeverie mobilimin e këtij konvikti, atij të Korçës dhe të Shkodrës.

Kryeministri Rama kërkoi nga kryetari i bashkisë së Vlorës dhe nga rektori i Universitetit të bëjnë projektin për sheshin përpara konviktit.

“Bëjeni një projekt për këtë këtu, që të bëhet tamam kampus. Ndërtojmë gjithë këtë dhe shikojeni si është këtu. Nuk bëjmë një projekt për këtë pjesën këtu përpara. Këta vijnë 4 vite e ikin. Shikojeni si është këtu. Sikur keni 2000 projekte për të bërë. Projektet e mëdha ua sjellim gati nga Tirana. Bëni këto të voglat të paktën”, iu drejtua Rama atyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME