Categories Lajme

Pamje mahnitëse drejt majës së Jezercës, turistët eksplorojnë bukuritë e Alpeve Shqiptare

Gazetari i Tv Fax News Ermal Hallaci bashkë me disa alpinistë nga shoqëria bjeshkatare Shkëmbi planifikuan udhëtimin e tyre 2 ditor në Valbonë dhe në Majën e Jezercës, majën me të lartë dhe me terrenin më të vështirë të Alpeve Shqiptare 2694 m.

Ecja filloi nga Ragami i Valbonës drejt vendit te quajtur “Kafe Simoni” i cili është një vend i përshtatur për të bërë Camping dhe me një pamje spektakolare e lugines së Valbonës. Gjithashtu aty pranë kalon shtegu me i frekuentuar nga turistët e huaj, shtegu Valbone -Theth.

Përveç udhëtimit në këmbe nga Valbona në Theth është edhe udhetimi me kuaj. Nata po afrohej dhe grupi filloi me hapjen e çadrave dhe montimin e tyre. Një pjese e grupit filluan të grumbullonin drurët e rrëzuar për të ndezur zjarrin e natës.

Të gjithë rreth zjarrit duke shijuar natyrën dhe tingujt e kitares, duke kënduar dhe duke bërë lojra të ndryshme kaluan natën.

Ende pa dale dielli grupi u zgjua dhe filloi ecjen drejt majës së Jezercës, terreni ishte me nivelin më të lartë të vështirësisë dhe shtegu ishte i dëmtuar vende-vende. Pamjet ishin të mrekullushme që lehtësonin grupin dhe e motivonin më shumë për të ecur.

Arritja drejt metrave të fundit ishte shumë e vështirë, madje në disa vende u përdor edhe litari nga në një pjesë shkëmbore, por i gjithë grupi ngjiti majën me sukes 2694 metra.

Panorama ishte shumë e bukur edhe pse e vështire Tahiri Alpinist shprhete se do të rikthehet sërish për ta vizituar. Pas qëndrimit në majë prej një orësh duke shijuar bukuritë grupi filloi kthimin nga maja.

Vizitoni Bukurite natyrore që ka Veriu i Shqiperisë, vizitoni Jezercën. Jezerca ka pamjen e një kubeje (kësule) me shpate shumë të rrëpirta e të zhveshura. Maja e Jezercës ngrihet vertikalisht në trajtën e një piramide, duke mbizotëruar gjithë hapësirën midis Thethit dhe Valbonës.

      

  • Fotot janë realizuar nga turistët dhe alipnistët, teksti është shkruar nga gazetari i Fax News, Ermal Hallaçi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME