Një pemë palme ka marrë flakë këtë mesditë në Tiranë, pranë ish parkut Rinia. Ende nuk dihet sesi palma ka marrë flakë, teksa shtëllungat e tymit kanë ‘mbuluar’ një pjesë të madhe të vendngjarjes. Një person ka tentuar të fikë flakët përmes një bombule që shuan flakët. Pamjet e mëposhtme janë përcjellë nga abcnews.


