Lokali që do të shihni më poshtë është vendi ku nisi sherri mes të rinjve në Laprakë dhe që më pas solli vrasjen e 17-vjeçares Briselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erion Bengos.
Policia e Shtetit mësohet se ka ushtruar kontrolle në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në banesën e autorit të dyshuar të vrasjes dhe plagosjes që ndodhi mbrëmë në zonën e Laprakës.
Sipas informacioneve të para dhënë nga policia, autori i dyshuar nuk është gjetur në banesën e tij.
Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë është një konflikt që 2 djemtë kanë pasur me njëri tjetrin para një jave. Bashkë me Begon dhe Gjikolajn ka qenë në lokal dhe një vajzë tjetër, e cila është larguar pak më herët nga lokali.
19-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim, ka ngacmuar Briselda Gjikolajn dhe i dashuri i saj Erion Bengo e ka qëlluar para një jave.
19-vjeçari jeton në Laprakë shumë pranë vendit të ngjarjes. Aktualisht po vijojne kontrollet e policisë, po ende nuk është bërë e ditur vendodhja e të riut.
Kujtojmë se Gjikolaj u qëllua me një plumb në kokë, ndërsa Bengo mori një plumb në shpinë. Edhe pse i plagosur ai i ka dhënë makinës deri në spitalin e Traumës, po përpjekjet për të shpëtuar të dashurën e tij kanë qenë të dështuara.
Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit (më shumë se katër), ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.