Categories Lajme

Pamje nga shtëpia ku 55-vjeçari ekzekutoi gruan në Maliq (VIDEO)

Janë publikuar pamje të banesës ku Gjergji Mullalli, 55-vjeç u fsheh pasi vrau me armë zjarri dhe hodhi në pusetë gruan e tij Luiza Mullallin 46-vjeçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Zëmblak të Maliqit, teksa autori pas krimit u arratis. Policia u vu në kërkim të tij dhe ditën e sotme rrethoi fshatin për ta kapur.

55-vjeçari qëlloi disa herë ndaj policisë nga banesa e braktisur ku ishte fshehur dhe shenjat e plumbave janë ende në mur.

Po kështu në vendin ku u vetëvra janë ende gjurmët e gjakut.

Siç shihet 55-vjeçari dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë. Sipas policisë, dje gjatë kontrollit të ushtruar në banesë kanë gjetur një letër të shkruar nga autori. Në letër ishte shkruar se do të vriste bashkëshorten dhe më pas edhe veten.

Çifti ishin prindër të tre fëmijëve dhe në proces divorci. Gruaja jetonte me djalin, teksa dy vajzat jetojnë në Greqi me familjet e tyre.

45-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, pas dhunë së vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj që solli dhe krimin e rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME