Pamjet nga kamera e trupit të policit tregojnë një adoleshent që ikën me vrap policisë në Kolorado, këta të fundit nuk hezitojnë dhe e qëllojnë me armë 19 vjeçin.
Oficerët e Kolorados ndaluan 2 të rinj për kontroll, por njëri prej tyre nuk ia bind urdhrit të policisë dhe vrapoi, ndërkohë që një prej policëve hapi zjarr, duke e goditur atë në shpinë
Publikimi i videos të enjten nga Departamenti i Policisë në Colorado Springs erdhi gati dy javë pas vdekjes së 19-vjeçarit De’Von Bailey. Pamjet u bënë publike vetëm pas thirrjeve dhe insistimit të familjarëve të viktimës.
