Categories Lajme

Pamje të frikshme nga stuhia në Greqi, dëshmitarët tregojnë tmerrin si vdiqën peshkatarët

Mediat greke kanë publikuar pamje të reja nga stuhia që, përfshiu vendin gjatë natës së kaluar, duke iu marrë jetën dy personave.Siç shihet dhe nga fotot e videot, stuhia me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ka përmbysur varkën, ndërsa viktimat janë dy peshkatarë grekë të moshës 57 dhe 59 vjeç.Siç raporton “Protothema.gr”, pronari i një dyqani e kishte parë peshkatarin, duke luftuar me dallgët në mes të detit, por që nuk kishte mundur dot ta shpëtonte. Anija kishte pasur flamurin francez, ndaj fillimisht është dyshuar se dy viktimat janë nga Franca, por pas verifikimeve, ka rezultuar se ata janë grekë.Fenomeni “Geroni” do të ndodhet dhe sot mbi territorin grek, duke përfshirë gradualisht Peloponezin, Kretë, Thesalia, pasdite drejt ishujve Sporades, Ciklades e në mbrëmje Maqedoninë Qendrore dhe Perëndimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME