Categories Politike

Kryeministri Boris Johnson zbulon programin zgjedhor, Brexit prioritet

Fillimisht të realizojmë Brexit-in dhe më pas të kthejmë faqen e masave shtrënguese theksoi kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili zbuloi sot planet e tij në rast fitoreje të zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Britaninë e Madhe.Për Boris Johnson, këto zgjedhje, të tretat në katër vite, janë e vetmja zgjidhje për të nxjerrë Britaninë nga ngërçi i Brexit, që ka ndarë vendin që prej votimit të Brexit nga 52% e britanikëve gjatë një referendumi në vitin 2016.Në përpjekje për të bindur zgjedhësit, ai u premtoi atyre një dhuratë të parakohshme për Krishtlindje nëse rizgjidhet, rikthimin në Parlament që prej muajit të ardhshëm të projektligjit për marrëveshjen e tërheqjes nga Bashkimi Europian që ka negociuar me Brukselin, me objektivin për një Brexit në fund të janar.“Ndërkohë që familjet po përgatiten të presin gjelat e tyre për Krishtlindje, dëshiroj që ata të përfitojnë nga periudha e festave për t’u çliruar nga drama në dukje pafund e Brexit”, deklaroi ai para prezantimit të programit të tij sot pasdite në West Midlands.“Ky program do të realizojë Brexit-in dhe ne do të na mundësojë të ecim përpara dhe të nxisim potencialin e të gjithë vendit”, shtoi kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME