Categories Lajme

Postimi i fundit para arrestimit duke kërcyer në lokal. ‘Zogut’ i “vërsulen” në komente: Do kënaqen çunat brenda…

Nën ritmet e muzikës dhe në shoqërinë e një tjetër personazhi të njohur të ekranit, Iva Aliko, në një nga lokalet e Tiranës, Hermes Nikaj, apo sic njihet edhe ndryshe so “Zogu i Tiranës” ka postuar 6 ditë më parë videon e fundit në profilin e tij në Instagram, ndërsa një ditë më parë, Policia e Tiranës e vuri në pranga si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

Sic thuhet në njoftimin e Policisë, “nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi Hermen Nikaj, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë”.

Ajo që bie në sy në profilin e tij në rrjetet sociale, është se komentuesit i janë “vërsulur” me komente pikërisht në këtë postim, ku ai duket duke u dëfryer në një lokal me muzikë dhe i përmendin burgun dhe marrëdhëniet seksuale.

Gjatë operacionit policor, policia ka arrestuar edhe Ajeza Banen, e cila më pas është lënë në arrest shtëpie nga gjykata. Ajo akuzohet se nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht “punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre”, tha Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME