Izet Demaj ishte efektivi i policisë që humbi jetën para disa ditësh në përleshje me një grabitës të një banke në Istog në Kosovë.
Në këtë video të publikuar nga “AlbanianReaLFacts”, shihet qartë se si ndodhi rasti dhe të gjitha lëvizjet e kryera nga Demaj.
Nga video shihet qartë se Demaj fillimisht ishte në një qebatore kur merr vesh për rastin, nga ku çohet me vrap për t’ju ardhur në ndihmë punëtorëve të bankës dhe personave të marrë peng.
Përkushtimi i Izet Demajt për mbrojten e qytetarëve është vlerësuar lartë nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të vendit dhe nga qytetarët, ndërsa mbështetje është ofruar dhe ekonomikisht për familjen e tij.