Categories Sport

Ditë të këqija për Elseid Hysaj, menaxheri fajëson Ançelotin

Megjithëse merkatoja e janarit është hapur zyrtarisht, e ardhmja e Hysajt mbetet ende e paqartë dhe mbrojtësi shqiptar nuk e di nëse do të vazhdojë të luajë me Napolin deri në fund të sezonit, apo do të largohet në drejtim të Çelsit, aty ku po e pret Sarri. Vetë Ançeloti, e konsideron Hysajn si një bast dhe se ka besim te ai, por agjenti Mario Xhufredi duket se nuk mund të presë më.

Në një prononcim për mediat italiane, Xhufredi shprehet se Hysaj nuk po trajtohet me respekt dhe për hir të asaj që ka dhënë me fanellën e Napolit në 3 vite, nuk duhet të trajtohet në atë mënyrë. Ai ka kërkuar nga Ançeloti që të shihet me kujdes, ose do të largohet nga Napoli.

“Ai mund të shkojë te Çelsi i Sarrit, por Ançeloti ka bllokuar gjithçka dhe madje ka thënë publikisht ka vënë bast për të, por në periudhën e fundit, faktet thonë të kundërtën. Në 4 ndeshjet e fundit, Hysaj ka luajtur vetëm një dhe ndoshta është jo aq e rëndësishme për teknikun. Ndoshta Ançeloti nuk e konsideron më atë titullar.

Hysaj nuk meriton një trajtim të tillë, duke pasur parasysh atë që ka dhënë te Napoli në tre vjet.  Duhet menduar edhe korrektësia e tij profesionale, mjafton të jesh i qartë në jetë. Ndoshta është një fazë kalimtare, por çdo trajner bën zgjedhjet e tij dhe është e drejtë që kjo të ndodhë, por nëse Hysaj është bërë zgjedhja e katërt, është e drejta jonë që të rishohim pozicionin.

Nëse kjo është kalimtare, do të shihet marrëdhënia e drejtuesve me të, ndërsa në rast të kundërt, nëse Hysaj nuk shihet më nga trajneri, ne do të kërkojmë që të transferohemi në janar”, u shpreh Xhufredi. (Tema)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME