Categories Lajme

Pamje të rën.da/ Tre të rinj dhun.ojnë barbarisht djalin në Berat

Një i ri nga Berati është dhunuar brutalisht nga tre persona të tjerë dhe pasi shembet në asfalt. Pamjet janë publikuar sot nga “Jeta osh Qef”, ku shihet se si disa të rinj dhunojnë barbarisht një bashkëmoshatarin e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në qytetin e Beratit dhe siç shihet në video, 3 djem tërheqin zvarrë viktimën në mes të rrugës dhe e godasin me grushte e shkelma, pa pikë mëshire.

Ndonëse i riu rrëzohet në tokë pranë një makine, një prej djemve vijon ta godasë me grushte e shkelma në kokë e fytyrë, derisa e lë pa ndjenja. Pamjet janë vërtetë të rënda, ndërsa qytetari tregon se tre djemtë e përfshirë në sherr sot janë në gjendje të lirë. Vetëm një kalimtarë në rrugë ka ndërhyrë për t’i ndarë. Sipas denoncuesit, mendohet se i riu që ra pre e dhunës barbare është kamarier, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

“Ky sherr ka ndodhur para 3 ditësh në qytetin e Beratit, ndërsa sot djemtë janë në gjendje te lire. Është diçka shume e tmerrshme. Nuk i njoh personalisht djemtë. Djali qe është goditur është kamarier me aq sa me thanë ndërsa sherri mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta”, – thuhet në mesazhin e qytetarit që ka dërguar videon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME