Categories Lajme

Pamjet e reja/ Momenti kur 20-vjeçari goditet me thikë pas sherrit për të dashurën

Këto janë pamjet e sherrit mes të rinjve në Tiranë, ku ndërroi jetë 20-vjeçari Stivën Toshkëzi.

Toshkëzi u qëllua me thikë në orët e para të së hënës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen.

Siç shihet dhe nga pamjet, Maze dhe autori i krimin Aksel Hoxhaj, i cili mban një kapuç në kokë, shihen duke ecur me këmbë në rrugën pranë banesës së viktimës.

Stivën Toshkëzi po kthehej nga puna me makinën e tij dhe në një moment ndeshet me dy personat me të cilat kishte pasur përplasje dhe ndalon makinën.

Autori i krimit drejtohet drejt portës së shoferit ku përplaset dhe qëllon me thikë Toshkëzin.

Në krahun tjetër të pasagjerit shoku i viktimës del dhe goditet me grushte me Ensi Mazen.

Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Uniformat blu kanë mundur të arrestojnë shokun e autorit të krimit Ensi Mazen, ndërkohë që vetë Aksel Hoxhaj është shpallur në kërkim.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Ensi Maze ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Aksel Hoxhaj, i cili ende ndodhet ne arrati.

Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. Pasi ka takuar shokun e tij Akselin ai i ka tregur se para disa kohësh ka pasur nje konflikt me viktimën dhe pretendonte se e ky i fundit e kishte rrahur.

Më tej Maze ka deklaruar se motivi i konfliktit të tyre ishte një vajzë të cilën e pëlqente Aksel Hoxhaj që e kishte në të njëjtën klasë, por ajo ishte në një marrëdhënie me viktimën.

Sipas tij ai shkoi me shokun vetëm për t’u sqaruar, pa ditur se sherri do të agravonte në përdorimin e thikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME