Categories Lajme

Pamjet! Gjyshja në Tiranë sheh nipin pas 2 muajsh

Një gjyshe ka takuar për herë të parë pas dy muajsh nipin e saj këtë të diel! Pamjet janë siguruar nga ABCNews, në Bulevardin e Ri në Tiranë, ku gjyshja e sëmurë dhe nipi i saj qëndruan 2 metra larg njëri-tjetrit duke u parë në distancë, pa pasur mundësi të përqafohen.

Ndonëse ka dy muaj që nuk e sheh nipin e saj të vogël, gjyshja tregoi se është e detyruar të durojë pa i dhënë një përqafim, dhe kjo jo nga frika për veten, por për të voglin. “Jam gjyshja, jetojmë më vete. Ka dy muaj që s’ka dalë dhe unë e kam kërkuar që ta takoja se nuk duroja dot më. Tani mezi po i rri larg, por duhet kujdes dhe unë jam dhe e sëmurë vetë. Unë jam dhe e paralizuar dhe prapë jashtë do rrimë. Unë sot nuk e kam takuar. Se pastaj ja u sëmur pse të më ngelet mua barra”, u shpreh gjyshja.

Këtë të diel kanë pasur liri daljeje pensionistët dhe për prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç. Për pensionistët liridalja ishte deri në orën 10:00, ndërsa prindërit dhe fëmijët nën 14 vjeç do të kenë mundësi të lëvizin nga ora 11:00 paradite deri në 17:30 të pasdites.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME