Categories Lajme

Pandeli Majko prezantohet si drejtues politik në Kukës, Gjiknuri: Tregojmë vëmendjen e shtuar të PS për këtë qark

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka prezantuar këtë të mërkurë në Kukës Pandeli Majkon si drejtuesin e ri politik në këtë qark. Gjiknuri thotë se angazhimi në këtë detyrë i një ish-kryeministri dhe një prej figurave kryesore të PS-së, tregon qartë për vëmendjen në rritje të kësaj force politike për qytetarët e Kukësit, Hasit e Tropojës.

“Në Kukës ku prezantova para strukturave të Partisë Socialiste Pandeli Majkon si drejtuesin e ri politik të këtij qarku.

Shpreha bindjen se z.Majko do të jetë në gjendje që falë eksperiencës së gjatë politike t’u gjendet sa më pranë qytetarëve të këtij Qarku, jo vetëm duke ndikuar në shtimin e projekteve të qeverisë dhe donatorëve, por edhe nxitjen e nismave të përbashkëta ekonomike/zhvilluese me komunat më të afërta kufitare në Kosovë.

Angazhimi në këtë detyrë i një ish-Kryeministri dhe një prej figurave kryesore të familjes sonë politike tregon qartë për vëmendjen në rritje të Partisë Socialiste për qytetarët e Kukësit, Hasit e Tropojës”, shkruan Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME